📍Disa qëndrime me thënien e shejhul Islam në lidhje me pranimin e dhuratave me rastin e festave te fundvitit……

 

Duke qënë se janë shtuar pyetjet rreth qëndrimit të muslimaneve ndaj dhuratave që mund tu dhurohen me rastin e festave të fundvitit shpesh ne disa pergjigje shohim thënien e shejhul-Islam Ibn Tejmijeh si argument që lejohet pranimi i tyre.
Por a kjo thënie e shejhul e vetmja në këtë çështje?
Dhe cilat janë qëndrimit ndaj kësaj thënie në veçanti që të kuptohet më saktë?
Pikërisht për këtë do të qëndrojmë disa qëndrime me thënien e shejhut -Allahu e mëshiroftë-:

🔘Shejhul Islam Ibn Tejmijeh -Allahu e mëshiroftë- ka thënë ne librin e tij “Iktida siratul- mustekijm”. (Vell 2, fq 50):

”Sa i përket pranimit të dhuratave të atyre në ditën e festës së tyre, ne e përmendëm se Aliut (radijAllahu anhu) i sollën një dhuratë nga Nejruzi dhe ai e pranoi atë.
Gjithashtu Ibn Ebi Shejbe transmeton në “Musanef” e tij: “Na ka thënë Xheriri prej Kabusit dhe ky nga babai i tij se një grua e pyeti Aishen dhe i tha: “Tek ne ka prej adhuruesve të zjarrit, kur ata kanë festat e tyre na japin dhurata”. Ajo i tha: “Atë që ata e therin atë ditë mos e hani, por hani nga frutet e tyre.”
Ai gjithashtu ka thënë: “Na ka thënë Uekiu nga El-Hasen Ibn Hakijm nga nëna e tij nga Ebi Berzete se ai kishte banorë adhurues të zjarrit dhe ata i dhuronin dhurata në festat Nejruz dhe Mehrexhan dhe i thonte familjes së tij: “Çfarë janë prej frutave i hani dhe çdo gjë tjetër përveç këtyre (frutave) refuzojini.”
Të gjitha këto tregojnë se nuk ka ndikim festa që mos të pranohen dhuratat e tyre, porse gjykimi i tyre (marrja e dhuratave) në festa apo jashtë festave është i njëjtë, sepse në këtë veprim (në marrjen e dhuratave) nuk ka ndihmesë për ta në simbolet e kufrit të tyre.”

〰〰〰〰🔘〰〰〰〰

➖ Së pari: Thënia e tij: “Sa i përket pranimit të dhuratave të atyre në ditën e festës së tyre, ne e përmendëm se Aliut (radijAllahu anhu) i sollën një dhuratë nga En-Nejruzi dhe ai e pranoi atë.”

🔘 Isnedi i ketij etheri eshte mursel, sepse Muhamed ibn Sirijn nuk e ka dëgjuar nga Aliu -radiAllahu anhu- thenien e tij, sepse ai ka lindur 2 vite para vdkjes se uthmanit -radiAllahu anhu- dhe si rrjedhoje nuk rezulton i sake qe te merret si argument.

➖Së dyti: Thënia e tij: “Ibn Ebi Shejbe transmeton në “Musanef” e tij: “Na ka thënë Xheriri prej Kabusit dhe ky nga babai i tij se një grua e pyeti Aishen dhe i tha; “Tek ne ka prej adhuruesve të zjarrit, kur ata kanë festat e tyre na japin dhurata”. Ajo i tha: “Atë që ata e therin atë ditë mos e hani, por hani nga frutet e tyre.”

🔘 Ne kete zinxhir transmetimi jane Kabus Ibn Ebi Dhabjan, te cilin dijetaret e kane vleresuar jo te denje per trasnmetim. Po ashtu eshte edhe Xherir ibn Abdul- Hamd te cilin e kane cilesuar te dobet shume prej dijetareve: Nisai dhe Jahja bin Muajn (shiko:
تهذيب الكمال (23 /329)
Ibn Hiban ( المجروحين (2 /219) dhe si rrjedhoje nuk merret per baze argumenti i tij duke qene se eshte i dobet.

➖Së treti: Thënia e tij: “Ai gjithashtu ka thënë: “Na ka thënë Uekiu nga El-Hasen Ibn Hakijm nga nëna e tij nga Ebi Berzete se ai kishte banorë adhurues të zjarrit dhe ata i dhuronin dhurata në festat Nejruz dhe Mehrexhan dhe i thonte familjes së tij: “Çfarë janë prej frutave i hani dhe çdo gjë tjetër përveç këtyre (frutave) refuzojini.”

🔘 Ne kete ether eshte nena e El-Hasen bin Hakim, e panjohur (مجهولة) nuk kam gjetur askënd që ka folur për jetën e saj.

➖Së katërti: Thënia e tij: “Të gjitha këto tregojnë se nuk ka ndikim festa që mos të pranohen dhuratat e tyre, porse gjykimi i tyre (marrja e dhuratave) në festa apo jashtë festave është i njëjtë, sepse në këtë veprim (në marrjen e dhuratave) nuk ka ndihmesë për ta në simbolet e kufrit të tyre.”

🔘 Thotë Ibn Uthejmini -Allahu e mëshiroftë- sikurse thuhet në shpjegimin e tij të librit “Iktida siratul- mustekijm”, fq 348, 349:
“Kjo (thënie) nga Shejkhu (Allahu e mëshiroftë!) është e çuditshme!! Sepse pranimi i dhuratave nga ata në festat e tyre tregon se ai (që i pranon) është i kënaqur me festat e tyre.=
= Ka transmetime prej sahabëve (nese ato jane te sakta, sepse sqaruam me lart qe nuk jane te tilla) në këtë çështje që i kanë pranuar dhuratat në atë kohë kur islami ishte i fortë dhe se njerëzit (muslimanët) nuk mund te mashtroheshin me ato dhurata dhe jomuslimanet e dinin se muslimanët ishin më lartë se ata.
Në këtë kohë nëse ne do ti pranojmë dhuratat e tyre në kohën e festave të tyre… do të thonë se muslimanët janë dakort me ne se kjo ditë është ditë feste. Për këtë arsye është e detyrueshme që të bëjmë dallim në këtë çështje dhe të thuhet se; nëse kihet frikë se jomuslimanet do të vlerësohen dhe do tu rritet mendja dhe se do të mendojnë se kjo gjë (pranimi i dhuratave) tregon se ne jemi të kënaqur me festat e tyre, dhuratat e tyre nuk duhet të pranohen…”

➖ Së pesti: Nga gjërat që duhet të përmendim këtu është se vete shejhul -islam Ibn Tejmeijeh -Allahu e mëshiroftë- ndalon pranimin e dhuratave dhe të dhurimit të tyre në festat e jomuslimanëve, ashtu siç thotë në librin e tij “Iktida siratul – mustekijm”, ( vëll. 2 / fq 12) :

🔘 “Nëse ndonjërit prej muslimaneve i dhurohet dhuratë (nga jomuslimanët) në këto festa (të jomuslimanëve), që kjo dhuratë ndryshon nga zakonisht jashtë kohëve të festave të tyre, (dmth nuk është dhuratë e thjeshtë, por është dhuratë që është simbol i festave të tyre), nuk duhet ta pranojë (këtë dhuratë muslimani), sidomos nëse kjo dhuratë mund të ndihmojë që të jetë përngjasim me ta, si psh: dhurimi i qirinjve (që janë simbole të festave të tyre)…, ose dhurimi i vezëve..etj (të gjitha nuk lejohet që muslimani ti pranojē si dhurata, sepse kjo llogaritet pjesëmarrje në gjynah). Dhe nuk duhet që t’i dhurohet asnjërit prej muslimanëve (nga muslimanët) në këto festa me rastin e tyre asnjë dhuratë, sidomos nëse ato llogariten prej (dhuratave) që përngjajnë me ta (pra nuk u lejohet muslimanëve që të dhurojnë dhurata në ditët e festave jomuslimane, sepse kjo është përngjasim me ta dhe ringjallje e festave të tyre për të cilat feja jonë ndalon).”
(Fjalët brenda kllapave janë komentimi që i ka bërë shejh Feuzan t -Allahu e ruajtë- librit: “Iktida siratul- mustekijm”)

➖ Së gjashti: I është drejtuar Komisionit të Përhershëm për Fetva pyetja qe a i lejohet muslimanit të hajë nga ushqimet që Ehlul-Kitabi (Jehudët dhe të Krishterët) ose mushrikët (idhujtarët) qe i përgatisin për festat e tyre, apo të pranojë ndonjë dhuratë që ua japin për hir të festave të tyre?

🔘 Dhe përgjigja është si më poshtë vijon:
“Nuk i lejohet muslimanit të hajë ndonjë gjë nga ushqimet që bëjnë jehudët, apo të krishterët, apo mushrikët, për hir të festave të tyre. Po ashtu, nuk i lejohet muslimanit që të pranojë ndonjë dhuratë për hir të festave të tyre. Për arsye se kjo (pranimi i dhuratës apo ushqimit) është nderim për jobesimtarët, është bashkëpunim në shfaqjen e simboleve të fesë së tyre, është promovim i shpikjeve (bidateve) të tyre, dhe pjesëmarrje në ndarjen e gëzimit gjatë ditëve të festave të tyre. Kjo mund të coje deri tek ajo që t’i marrim festat e tyre duke i bërë festa tonat, apo të paktën, mund të na shpie te ftesat e ndërsjella, ngrënia e ushqimeve, apo dhuratave për festat tona dhe festat e tyre. Kjo është prej fitneve dhe shpikjeve në fe. Është vërtetuar nga Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – se ka thënë:
من أحدث في أمرنا ما ليس منه فهو رد
“Kush shpik në çështjen (fenë) tonë, diçka që nuk është prej saj, ajo (vepër) është e refuzuar.”
Po ashtu, nuk lejohet t’u jepet ndonjë gjë si dhuratë për hir të festave të tyre.”

Kryetar: ‘Abdul-‘Aziz bin Abdullah bin Baz
Zëvendëskryetar: AbduRrezak el-‘Afifi
Anëtar: Abdullah bin Ku’ud
📝Burimi: Fetaua Lexhneti Daimeh, vëll. 22, fq. 399

Shpresojmë që pas këtyre qëndrimeve të jetë larguar çdo lloj dyshimi ndaj thënies së shejhul-Islam Ibn Tejmijeh -Allahu e mëshiroftë- dhe të jetë kuptuar drejt.

Suksesi vjen vetëm nga Allahu .
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë për Profetin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

✍🏻Shkroi: A. Kuçana