Pergjigje:
Nëse njeriu falet pas imamit, ai duhet ta pasojë imamin në të gjitha ritet e namazit dhe nuk lejohet të bëjë ndonjë vepër që nuk e bën imami, sikurse të bëjë sehvi sexhde, etj. Profeti -salallahu alejhi ue selem – thotë:
“Vërtet, imami është caktuar që të pasohet, prandaj mos e kundërshtoni atë…”
Nëse imami gabon dhe bën sehvi sexhde, kurse ai qe falet pas tij nuk ka gabuar, ai duhet të bëjë sehvi sexhden se bashku me imamin.
Nëse qe falet pas imamit ka gabuar, kurse imami jo atij nuk i lejohet të bëjë sehvi-sexhde.
Shembulli i kësaj është, nëse imami kur ka shkuar në sexhde ka harruar të thotë: Subhane rabijel aëla, kurse qe falet pas tij e ka thënë, atëherë ai duhet ta pasojë imamin kur të bëjë sehvi sexhden.
Kurse nëse ndodh e kundërta, personi qe falet pas imamit harron thënien kurse imami e ka thënë, ai nuk lejohet të bëjë sehvi sexhde.
Nëse ndodh që falësi t`i bëjë dy gabime që obligojnë sehvi sexhde
Pergjigje: Ibën Kudame tregon se nëse falësi gabon dy herë, apo më shumë, atëherë mjafton të bëjë vetëm një sehvi sexhde, ky është mendimi më i saktë i dijetarëve.