Gjykimi te vepruarit me dhuratat qe jepen me rastin e lindjes se femijes

 

 

❓Pyetje: Dhuratat që jepen me rastin e lindjes së fëmijëve a ka të drejtë nëna e fëmijës që të veprojë me to çtë dojë: t’i dhurojë apo ti shesë… etj?

 

📌Përgjigje nga shejh Ibn Uthejmijn -Allahu e mëshiroftë-:

Dhuratat që dhurohen për të sapolindurin në fillim të lindjes së tij janë pronë e tij. Dhe nëna nuk ka të drejtën e të qënurit kujdestare për fëmijën e saj duke qënë se ai ka babanë. Kështuqë nuk i lejohet asaj që të veprojë me këto dhurata asgjë pa lejen e babait të fëmijës. Nëse ai i jep leje ska gjë. E drejta e pasurisë është për babain dhe jo për nënën qoftë ky fëmijë sapolindur vajzë apo djalë.