Leximi i kësaj sureje esjte mustehab dhe behet diten e xhuma, sepse ka ardhur argument që Profeti ynë -sal-lallahu alejhi ve selem ka thënë:
“Kush e lexon suren Kehf ditën e xhuma, i bëhet dritë atij ndërmjet dy xhumave.”
Dijetaret kanë permendur veçoritë e sures El Kehf se kjo sure përmban katër tregime:
1- banorët e shpelles, 2-pronari i dy kopshteve,
3-Musai a.s me Hidrin, 4- Dhul Karnejnin. Këto tregime të sures El -Kehf i ndërlidhë një tematikë, këto tregime bashkojnë katër sprovat më të mëdha në këtë botë:
1. Sprova e ruajtjes së fesë, e cila është në tregimin e banorëve të shpellës.
2. Sprova e pasurisë, e cila është në tregimin ne pronarit të dy kopshtëve.
3. Sprova e diturisë, e cila është në tregimin e Musait a.s dhe Hidrit.
4. Sprova e pushtetit, e cila është në tregimin e Dhul Karnejnit.