Kompesimi i agjerimit ne Dhul -Hixhe

✉Selam alejkum moter e nderuar ..
Ne lidhje me nje pergjigje te nje pyetje qe a lejohet te agjerohen ditet e Dhul-hixheh duke ber nijet qe te plotesohen edhe ditet e lena nga muaji I Ramazanit u postua nga Adelina Kucana qe lejohet nderkoh qe ne e kemi marre qe nuk bashkohet nijeti I farzit me ate te synetit ..
A mund te na e qartesoni edhe njiher ?? Allahu jua shperblefte me xhennet per punen qe beni.

❓A mund te merret shperblimi dhe per synet dhe per farz ??

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

Ue alejkum selam!

Ska dyshim që agjerimi i Ramazanit eshte farz dhe po keshtu llogaritet edhe plotesimi i diteve te mbetura nga Ramazani dhe duke qene se ditet e Dhul-Hixheh jane ditet me te mira te vitit dhe ditët më dashura tek Allahu mund te agjerosh plotesimin e Ramazanit ne keto ditë me keto vlere, sepse nder veprat e mira qe behen keto dite eshte edhe agjerimi dhe nuk ka dyshim se per ate qe nuk i ka plotesuar ditet e Ramazanit eshte mire qe ta shfrytezoje kete kohe per plotesimin e tyre…

Ashtu siç lejohet agjerimi i kompesimit nga Ramazani në ditët për të cilat ka ardhur nxitje për agjerimin vullnetar (nafile) si ditet: e hene, e enjte, ditet e bardha edhe ditet e Dhul-Hixheh ne menyre qe te arrihet edhe shperblimi i ketyre ditëve; keshtu qe ajo qe ka kompesim nga Ramazani lejohet qe ti agjeroje keto dite ne ditet e hene, te enjte ose edhe ne ditet e bardha dhe ditët e para te Dhul- Hixhes dhe shpresohet qe agjeruesi merr shperblimin per secilin nijet…

Allahu e di më së miri!