A ka hadith të saktë?

Eselamu alejkum…

Ma çuan disa here kete por thash te pyes ty, mua personalisht pa pasur asnje informacion sme tingellon bukur:
(1 dhjetor, diten  e enjte hyme ne muajin Rebiuleuel. Peygamberi ka ardhur ne jete ne kete muaj. Profeti ka thene :

“kush e njofton njeri tjetrin qe kemi hyre ne kete muaj, do te bej dua deri ne diten e kijametit qe te hyje ne xhennet”)
📌Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut.

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Ue alejkum selam!
Ky hadith i permendur nuk ka baze dhe duket qarte që është i shpifur (nga fakti që është përmendur në të se robi do të futet në xhenet vetem per shkak të lajmërimit per hyrjen e ketij muajit, ky  ekzagjerim i dukshëm nxjerr në pah shpifjen e tij.)

Dhe nuk lejohet që të thuhet se kjo është thënie e Profetit -paqja e Allahut qoftë mbi të- dhe as te shpërndahet, sepse është gënjeshtër ndaj tij dhe gënjeshtra për Profetin -paqja e Allahut qoftë mbi të- dhe ndaj tij është ndër mëkatet e mëdha.
I Dërguari i Allahut -paqja e Allahut qoftë mbi të-  ka thënë:

“Kush transmeton nga une ndonjë hadith që duket qartë se është gënjeshter, ai është njeri per gënjeshtarëve” (Hadithin e ka transmetuar Muslimi në hyrjen e sahihut te tij (vell 1/fq7).
Me keqardhje në mediat sociale gjejme shpesh postime te tilla qe nuk kane baze. Muslimania duhet te jete e kujdesshme në ate që shperndan qe të përzgjedhë vetëm ato që janë të sakta dhe të ruhet nga çdo gjë që nuk kanë bazë apo janë shpifje.
Nëse nuk ke njohuri, pyet perpara se të shpërndash.

Gjithnje le te jetë perpara syve tuaj Fjala e Allahut të Lartësuar:
(وَلَا تَقْفُ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ ۚ إِنَّ السَّمْعَ وَالْبَصَرَ وَالْفُؤَادَ كُلُّ أُولَٰئِكَ كَانَ عَنْهُ مَسْئُولًا)
“Mos flit për atë të cilën nuk ke njohuri. Me të vërtetë të dëgjuarit, të shikuarit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi (do të pyetësh).” [Sure Isra: 36]
Lus Allahun qe te na bëje ne dhe ju shperndares vetëm të së vertetës.