Mesazhet e zemrës së udhëzuar

imagesP0IGAMIDDo të doja të heshtja për një çast dhe të mos flisja unë, por vetë zemra ime,  mbushur tashmë me besimin e sinqertë tek Allahu. Dora e urdhëruar nga zemra don të shkruajë papushim: kërkon ajo zemër të falur që ishte vonuar në besim dhe kishte bërë endje të kota rrugëve zigzage.

Tani zemra ime pulson vetëm besim në Allahun dhe nuk lëkundet nga erërat që në dukje janë të ëmbla, plot freski, por janë mashtrime drejt rrugëve të ftohta që zemra ime përshkoi para takimit me çdo gjë të bukur të Allahut.

Por, jo vetëm kaq, zemra transmeton mesazhet e saj tek dora që nuk po resht për të shkruar dhe përcjellë mesazhet tek sytë që janë dëshmitarë të bukurive që Allahu ka krijuar duke shpresuar të shohin bukuritë në xhenet. Zemra përcjell mesazhet edhe tek veshët dhe i urdhëron ato që të dëgjojnë vetëm të rrahurat për Allahun dhe falendërimet për Të. Zemra nuk harron që për të shqiptuar çdo gjë që ajo dëshiron t’i transmetojë mesazhet gojës. E kështu zëri kumbon jashtë për të triumfuar dhe goja shqipton atë që zemra pulson:

La ilahe ila Allah (Ska Zot që meriton të adhurohet përveç Allahut).

Adelina Kuçana

Ramazani, muaji i meditimit të Kuranit

رمض(1 Ramazan 2014)

Ndërkohë që lexojmë Kuranin duhet të kujtojmë se Allahu e ka zbritur atë udhëzim për njerëzit, kështuqë në suren e parë të Kuranin, suen El-Fatiha, kërkojmë këtë udhëzim:
“O Zot! Na udhëzo në rrugë të drejtë!”; pastaj në suren El-Bekare Allahu thotë:
“Ky (kurani) është Libër që nuk asnjë dyshim në të, udhëzim për të devotshmit”…

Nëse vërtet dëshiron këtë udhëzim për të qënë prej të devotshmëve nuk ka dyshim që do ta gjesh atë në Kuran, por vetëm përgatite veten gjatë leximit të tij….

________________

( 2 Ramazan 2014 )

Thotë Allahu në Kuran : “Më kujtoni Mua (me falje, lavdërim etj) që Unë t’ju kujtoj ju ” [Bekare:152]
Qëndro në këtë ajet dhe mos shpejto në leximin e tij; nëse zemra jote arriti ta kuptojë qartë nuk do të thaheshin buzët e tua nga Përmendja e Allahut.

(Marrë nga “Ed-Durul- Manthur), (2/65)]

__________________

( 3 Ramazan 2014 )

Fjala e Allahut në Kuran: “Dhe mos u bëni si ata të cilët u përçanë dhe u ndanë pasi u patën ardhur prova të qarta” [Ali Imran: 105] vjen pas :
“Le të jetë nga ju një grup njerëzish të përkushtuar që të ftojnë njerëzit te mirësia, të urdhërojnë në të mirën dhe të ndalojnë nga e keqja” [Ali Imran:104], në të cilën nuk ka dyshim që thirrja më madhëshore në të mirën është afrimi i zemrave dhe urdhërimi për kapjen pas Litarit (Kuranin dhe sunetin) të Allahut.
Ndërsa ndalimi më i dobishëm për të cilën ndalohet është përçarja.

[Ibrahim El-Ezrak]

_________________

( 4 Ramazan 2014 )

Nga vlerat e Kuranit është se ai thërret në besim, ashtu siç thotë Allahu në Kuran :
“Zoti ynë! Vërtetë ne e kemi dëgjuar thirrjen e një ftuesi që thërret në besim: besoni Zotin në tuaj! dhe ne kemi besuar.” [Ali Imran : 193]

Ka thënë Muhamed bin Kab: “Jo të gjithë njerëzit dëgjuan Profetin – paqja dhe bekimi I Allahut qofshin mbi të-, por thirrësi këtu është Kurani”

Ky thirrës vazhdon të thërrasë…Po vallë a je ti prej atyre që i përgjigjesh thirrjes??

_________________

( 5 Ramazan 2014 )

Nëse namazi bëhet i rëndë për ty, qoftë ky edhe namaz nafile, dije se në zemrën ka cilësi hipokrizie. Thotë Allahu në Kuran:
“Dhe kur ngrihen për falje, qëndrojnë me përtaci dhe sa për t’u parë prej njerëzve… [En-Nisa : 142]
Nëse vëren në zemrën tënde që namazi është i lehtë dhe i dashur për ty, dije se kjo është argument për besimin tënd të fortë.

(Ibn Uthejmijn – Allahu e meshirofte -)

__________________

( 6 Ramazan 2014 )

Thotë Allahu në Kuran:”Por Allahu është dëshmues për atë që ta ka shpallur ty (o Muhamed – paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -) , të cilën Ai ta ka shpallur me dijeninë e Tij” [En – Nisa : 166]

Të mjafton ty që Allahu të jetë dëshmues për sinqeritetin tënd dhe ske nevojë për dëshminë e njerëzve.
Nëse Allahu dëshmon për sinqeritetin tënd ( besimin) ndaj Tij nuk të dëmton ty përgënjështrimi I ndonjë përgënjështruesi”

( Taberiu -Allahu e meshiroftë -)

___________________

( 7 Ramazan 2014 )

E quajti Allahu vdekjen në këtë ajet:
“Dhe ju vjen fatkeqësia e vdekjes” [El-Maideh : 106] fatkeqësi.
Ndonëse vdekja është fatkeqësia më e madhe, ka edhe fatkeqësi të tjera të mëdha siç është: pakujdesia, mospërkujtimi i saj, të menduarit e pakët rreth saj dhe të mos punuarit për të.
Me të vertetë vdekja është përkujtim për atë që e përkujton,  prandaj ka ardhur në hadith që të shtojmë përkujtimin e vdekjes sa më shumë…

____________________
( 8 Ramazan 2014 )

Njihu sot me padrejtësinë dhe fajin tuaj, shpejto në rregullimin e saj,  pastaj pendohu nga   ajo, dhe përmiso çfarë ke prishur pra se të jetë vonë, sepse kur zbret dënimi kjo njohje  nuk do të ketë vlerë, ashtu siç thotë Allahu në Kuran:
“Kur u erdhi atyre dënimi Ynë s’kishin të kërkonin tjetër vetëm të thonë: “Vërtetë ne ishim zullumqarë”( të pranonin gabimin)”
[El-Araf:5]

_____________________
( 9 Ramazan 2014 )

Allahu thotë në Kuran:
“Dhe kur të lexohet Kur’ani, ju dëgjoni ate dhe heshtni, për t’u mëshiruar” [Araf: 204]
Kështuqë Mëshira e Allahut është shumë afër kërkoje atë qoftë edhe duke heshtur…

Në këto netë në të cilat mund të falesh gjatë namazet e Teravisë, mos harro që sa më shumë të dëgjosh Kuran aq më shumë do të zbrezë Mëshira e Allahut mbi ty…

______________________
( 10 Ramazan 2014 )

Kurani ndreq gabimet dhe qorton ata që gabojnë, kjo jo për shkak të dënimit apo të hakmarrjes -jo në asnjë mënyrë-, por për  shkak që të mos përsëriten të njëjtat gabime dhe të pendohen gabimtarët. Pikërisht për këtë arsye gjejmë në Kuran që përmendet Mëshira e Allahut pas frikësimit dhe kërcënimit : “Po të mos ishte dispozita e mëparshme e Allahut do t’ju godiste  një dënim i madh për atë që keni marrë. Kështuqë Hani nga ajo që keni zënë (plackë në luftë), si gjë të lejueshme dhe të mirë, dhe kijeni frikë Allahun.  Vërtetë Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë” [Anfal::68,69]
Profesor : Nasir Omer

________________________
( 11 Ramazan 2014 )

Pozicioni më i vështirë është atëherë kur të ekspozohet libri (sahifja) juaj në Ditën e Gjykimit, shiko me çfarë gjëje e ke mbushur:
“Aty (atë ditë), çdokush do të paguhet për atë që ka punuar më parë dhe do t’i kthehen Allahut, Zotit të tyre të vërtetë, e do të zhduken ato që i kanë trilluar ata.[Junus: 30]

_________________________
(12 Ramazan 2014 )

Thotë Allahu në Kuran : “Dhe ai i ngriti prindërit e vet në fron (në një vend më të lartë)” [Jusuf:100]
Sa madhështore besnikëria e Jusufit me prindërit e tij! Atëherë kur Allahu i dha pozitë atij, I ngriti ata ( prindërit e tij ) në fronin e pushtetit të tij duke treguar kështu për ta respekt dhe nderim.

Ky është një mesazh për të gjithë ata që Allahu iu jep atyre pozitë të lartë, dije dhe pasuri që të mos harrojnë prindërit e tyre, por t’i respektojnë ata fizikisht dhe moralisht.

[Dr. Muhamed Er-Rabijah]

_________________________
( 13 Ramazan 2014 )

Qarja ne gjendje pikëllimi dhe në praninë e fatkeqësive nuk kundërshton besimin tend dhe  qëndrueshmërine tende, ashtu siç thotë Allahu në Kuran kur tregon për Jakubin, I cili shpreh deshperimin e tij ndaj Jusufit:  “Dhe nga pikëllimi iu zbardhen sytë dhe ishte plot zemërim” [Jusuf:84]

_________________________
( 14 Ramazan 2014 )

Thotë Allahu në Kuran: “Dhe adhuroje Zotin tënd deri sa të arrijë e vërteta (e pashmangmja e sigurtë, vdekja)” [El-Hixhr: 99] ​​
Omer bin Abdul-Aziz thotë: “Nuk kam parë   më të vërtetë që i përngjan dyshimit  sesa e vertetësia që kanë njerëzit për vdekjen, dhe pastaj nuk përgatiten për të, që do të thotë se ata sikur janë në dyshim (që nuk ka për t’u ardhur kjo e vërtetë)

[Kurtubi, 12/265]

______________________
(15 Ramazan 2014 )

Thotë Allahu në Kuran:
“ (i thuhet) Lexoje librin tënd, mjafton që ti sot vetë për vetveten të bësh llogari!”  [Isra: 14]

Kjo është një nga drejtësitë më të mëdha që t’i thuhet njeriut: llogarit veten, në mënyrë që të pranojë të drejtën duke përfshirë edhe atë që meriton prej ndëshkimit.

[Tefsiri i Saadi, fq 455.]

______________________
( 16 Ramazan 2014 )

Kontollo lidhjet tuaja me namazin herë pas here dhe shiko gjendjen tënde me të, sepse humbja e namazit është humbje e fesë si një e tërë.
Allahu thotë në Kuran:
“Erdhën pas tyre breza, të cilat braktisën (lanë) namazin dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të hasin në të keqe (në humnerën e skëterrës)”
[Merjem: 59]

_______________________
( 17 Ramazan 2014 )

Ndër mëryrat më të mira dhe më bindëse që duhet të përdoren në thirrjen e njerëzve (dawua) është përdorimi i argumenteve nga Kurani dhe suneti i të Dërguarit të Allahut-paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të-.
Po të hedhim një vështrim në atë çfarë ne shkruajmë në mjetet e komunikimit që mund të përdoren për dawua (Facebook,  Twitter, What’s up…etj) shumë prej këtyre shkrimeve nëse don që të jenë këshillë e dobishme mos harro që të shtosh argument nga Kurani dhe suneti. Allahu thotë në Kuran : ” Thuaj: “Unë vetëm ju paralajmëroj juve ( ju tërheq vëmendjen) me shpallje” [Anbija:45]

_______________________
( 18 Ramazan 2014 )

Gjithnjë të jetë prezent Jeta e Përtejme në mendjen tuaj në çdo gjë që vepron,  duke mos harruar pozitën tuaj përpara Allahut të Plotfuqishmit, bëhu prej atyre që Allahu thotë në Kuran për ta:
“Dhe ata që japin nga ajo që u është dhënë atyre, e zemrat e tyre janë të frikësuara, meqë do të kthehen te Zoti i tyre”[Muminun: .60]

_______________________
(19  Ramazan 2014 )

Ai që përgënjështron një profet ka përgënjështruar të gjithë profetët, për këtë dëshmon Fjala e Allahut :
“Populli I Nuhut përgënjështroi  të  dërguarit” [Shuara:100] edhe pse ata nuk përgënjështruan vetëm se një të dërguar, por ishin prej atyre që përgënjështronin në përgjithësi gjininë e të dërguarve dhe nuk ishte përgënjështrimi i tyre i veçantë për një të dërguar.

[Ibn Tejmijeh,  Maxhmua el – fatwa ( 9/238)

________________________
( 20 Ramazan 2014 )

Në fillim të sures Ankebut gjejmë që flitet për llojet e sprovave të cilat i kalon ai që thërret njerëzit në rrugë të drejtë: familja, dëmtim fizikisht,  jeta e kësaj bote, rruga e gjatë që duhet të ndjekë me vështirësitë e saj…dhe në fund të kësaj sure gjejmë zgjidhjen e të gjitha këtyre sprovave: ” Me të vërtetë ata që luftojnë (përpiqen) për të mirat Tona, Ne me siguri do t’i udhëzojmë në rrugën Tonë” [Ankebut: 69]

(Dr. Umer el-Mukbil)

__________________________
( 21 Ramazan 2014 )

Thotë Allahu në Kuran: “Thuaj (o Muhammed!): “Udhëtoni nëpër tokë e shikoni…”  [ Er-Rum: 42]
Urdhërimi për të udhëtuar nëpër tokë përfshin udhëtimin me trup dhe me zemër për  të parë dhe medituar se cili ishte përfundimi i të mëparshmëve.

__________________________
( 22 Ramazan 2014 )

Thotë Allahu në Kuran: “Dhe nëse dikush i rënduar fort i thërret  dikujt të mbajë peshën e tij, asgjë nuk do t’i hiqet atij edhe sikur ai të jetë nga më afërmit” [El-Fatir:18]
Ka thënë Ibn Abas – Allahu qoftë i kënaqur me të -: “E braktisin prindërit fëmijën e tyre dhe i thonë atij: “O bir  merr (mbaj nga pesha ime) nga unë disa mëkate” Iu thotë : “Nuk mundem më mjafton mua pesha ime (e mëkateve)”[Tefsiri i El- Bagauij: 3/621]
Mendo në pozicionin tënd  ditën e Gjykimit kush do t’i mbajë mëkatet e tua?? Askush përveç teje!!!

___________________________
( 23 Ramazan 2014 )

Thotë Allahu në Kuran:”(Ky) është një libër (Kur’ani), libër i bekuar, që ta kemi zbritur ty, me qëllim që ata të mendojnë e të thellohen në vargjet e tij dhe që njerëzit me mendje të shëndoshë të mund të përkujtojnë.” [Sad: 29]

Shejh Ibn Baz -Allahu e mëshiroftë- është pyetur:
A ka ndonjë dallim në mes shpërblimit në leximin e Kuranit nga mus’hafi dhe leximit të tij përmendësh ?

Ai u përgjigj: Unë nuk di asnjë argument që bën dallim midis tyre, por kërkohet meditimi në leximin e Kuranit dhe prania e zemrës; nëse leximi përmendësh është më afër zemrës dhe më afër meditimit të Kuranit kjo është më e mirë; nëse leximi i Kuranit nga mus’hafi është më pranë zemrës së tij, dhe më e plotë për meditimin e Kuranit, atëherë kjo do të ishte më e mirë.

Shiko sesi dijetari dha përgjgjen duke e lidhur leximin e Kuranit me praninë e zemrës dhe meditimin e ajeteve…

[Fetwa Ibn Baz – Allahu e mëshiroftë -]

____________________________
( 24 Ramazan 2014)

Mund të ketë raste ku kombi musliman të  ndjejë humbje dhe të dobësohet, por nuk mund të kalojë një moment të vetëm, në të cilën ky libër të jetë i mposhtur, sepse Zoti thotë: “Me të vërtetë, ai (Kur’ani), është Libër i nderuar dhe I  vlerësuar” [Fusilet: 41]

[Mohammed al-Rawi]

____________________________
( 25 Ramazan 2014 )

Thotë Allahu në Kuran : “Nuk i vajtoi ata as qielli as toka, dhe nuk u lanë ata (për t’u dënuar në një kohë tjetër)” [Dukhan: 29]

Tregohet se Ibn Abas -Allahu qoftë i kënaqur me ta- ka thënë : “Kur vdes një besimtar vendi në tokë ku ai binte në sexhde gjatë faljes dhe porta në qiell nëpërmjet të së cilës gjithnjë ngjiteshin punët e tij të mira qajnë për të,  ndërsa ato nuk qajnë për jobesimtarët.”

[Tefsiri i Et-Tabariut)

____________________________
( 26 Ramazan 2014 )

Nëse don që të dish vlerën e punës së zemrës medito këtë ajet:
“Allahu ishte i kënaqur me besimtarët kur ata të dhanë besën ty (Muhamed) nën pemë. Ai e dinte mirë çfarë kishte në zemrat e tyre”

Shpërblim për sinqeritetin dhe besnikërinë e tyre: “Allahu zbriti butësinë mbi ta dhe I shpërbleu ata me fitoren e afërt. Edhe plaçkë të madhe që ata do ta kapnin ” [El-Feth:18, 19]

Sa nevojë kemi për të rishikuar zemrat tona!

[Dr. Umer el-Mukbil]

_________________________
( 27  Ramazan 2014 )

Thotë Allahu në Kuran: “Dijeni që jeta në këtë botë nuk është veçse lojë dhe dëfrim, dhe zbukurim (stolisje) dhe mburrje ndërmjet jush dhe vrapim drejt pasurisë dhe fëmijëve!” [Hadid : 20 ]

Këto janë të vërteta të besueshme dhe është realiteti i njerëzve në këtë botë … ndryshe nga ai që e njohu botën dhe realitetin e saj, duke e llogaritur atë si një rrugë kalimtare dhe jo si vend të qëndrueshëm, kështuqë që u përpoq që të vepronte ato vepra që e sjellin atë më afër Zotit, dhe ndoqi ato mënyra që e çojnë në rrugën e drejtë.

[Tefsiri i Al-Saadit]

_________________________
( 28 Ramazan 2014 )

Thotë Allahu në Kuran:
“O ju që keni besuar!, Kur ju thuhet juve: “Bëni vend të tjerëve nëpër kuvende (qëndrimet tuaja) tuaja!” ju bëni vend (zgjerohuni), që Allahu t’ju bëjë vend (të gjerë në Mëshirën e Tij)” [El-Muxhadeleh: 11]

Shpërblimi i punës është në bazë të punës së bërë: ai që bën vend për vëllanë e tij Allahu ai hap atij vend të gjerë në Mëshirën e Tij.
[Tefsiri i Saadit]

Kjo shihet qartë edhe në veprime të tjera: ai që ndihmon vëllanë e tij Allahu e ndihmon atë; ai që lehtëson një vështirësi Allahu ia lehtëson atij një vështirësi Ditën e Gjykimit…

________________________
( 29 Ramazan 2014 )

Ramazani me pamjen e tij të bekuar është një mundësi dhe dhuratë njëhkohësisht, sepse pastron muslimanin gjatë ditës për ta përgatitur për të marrë mirësitë e Kuranit në namazin e natës:
“Me të vërtetë, aktiviteti (adhurimi) i natës vepron më fuqishëm dhe shprehjet (mësimet) janë më të kthjellta” [El-Muzemil: 6]
Aktiviteti i natës ka për qëllim orët e natës në të cilat zemra është e gatshme për leximin e Kuranit.
Agjërimi gjatë ditës përngjason me pastrimin e zemrës nga gjynahet dhe leximi i Kuranit në namazin e natës me rimbushjen e zemrës me udhëzimet dhe moralet e Kuranit.

[Saud Al-Shurejm]

 
 
 Perktheu: Adelina Allkoci