Namazi në udhëtim

imagesCAOA04WWShkurtimi i namazit në udhëtim është i bazuar në Kuran, sunetin e Profetin dhe kanë rënë në mendim unanim të gjithë dijetarët për shkurtimin e namazit, përveç sabahut dhe akshamit që nuk shkurtohen.

Ndonëse dijetarët kanë mendim unanim për shkurtimin e  namazit në udhëtim ata janë në mosmarrveshje për gjykimin e shkurtimit të namazit: a është shkurtimi i namazit në udhëtimin detyrë apo është lehtësim? Për këtë janë dhënë dy mendime të dijetarëve:

Mendimi i parë: Shkurtimi i namazit është lehtësim (i lejuar) dhe ky është mendimi i shumicës së dijetarëve të medhheb Malik, Shafiji dhe Hanbelij.

Mendimi i dytë: Shkurtimi i namazit është vendosshmëri (uaxhib, detyrë) dhe nuk lejohet plotësimi dhe ky është mendimi i medhheb Hanefij dhe disa nga dijetarët e medhheb Malik.

Argumentet që sjellin dijetarët e mendimit të dytë janë më të forta dhe më të sakta, përmendim nga këto:

1. Hadithi i Aishes -radiAllahu anhe- që ka thënë: “Ishte namazi dy rekate në prezencë dhe në udhëtim, pastaj mbeti namazi i udhëtimit dy rekate dhe u shtua namazi në prezencë”[1]

2. Hadithi i Ibn Abasit -radiaAllahu anhu-, i cili tha: “E bëri detyrë Allahu namazin në gjuhën e Profetit tuaj: në prezencë katër rekate, në udhëtim dy rekate dhe në kohë frikë një rekat”[2]

3.Hadithi i Ibn Omerit -radiaAllahu anhu-, i cili tha: “Shoqërova të Dërguarin e Allahut -salallahu alejhi ue selem- në udhëtim dhe nuk shtoi sipër dy rekateve namazi derisa e mori atë Allahu, dhe e shoqërova Ebu Bekrin dhe ai nuk shtoi te dy rekatet derisa e mori atë Allahu, dhe e shoqërova Omerin dhe ai nuk shtoi më tepër se dy rekate derisa e mori atë Allahu, pastaj shoqërova Uthmanin nuk shtoi më tepër se dy rekate derisa e mori atë Allahu dhe Allahu ka thënë: “Padyshim që tek i Dërguari i Allahut ju keni një shembull mjaft të mirë për ta ndjekur” [El-Ahzab: 21]

Ndërsa dijetarët e mendimit të parë sjellin argument të dobëta, ndër to përmendim:

–         Hadithi që transmetohet nga Aishja -radiaAllahu anhe- që Profeti -salallahu alejhi ue selem- ishte që i shkurtonte në udhëtim dhe i plotësonte namazet dhe ndonjëherë e çelte agjërimin dhe ndonjëherë e agjëronte” ky hadith është munker, lloj nga hadithet e dobëta. Ka thënë dijetari islam Ibn Tejmijeh –Allahu e mëshiroftë-: “Ky është përgënjeshtrim për të Dërguarin e Allahut -salallahu alejhi ue selem-“[3]

E sakta në këtë çështje është që mendimi i dytë është më i fortë që : shkurtimi i namazit në udhëtim është detyrë.

·         Përjashtohet nga kjo ai që falet pas imamit i cili është present dhe jo musafir.

·         Mendimi i dijetarit islam Ibn Tejmijeh është që nëse ndonjëri e sheh shkurtimin i namazit të udhëtimit sunet nuk duhet të lihet zbatimi i tij dhe se plotësimi i tij është mekruh (i papëlqueshëm).[4]

Kufiri i shkurtimit, distanca në të cilën shkurtohet namazi.

A ka ndonjë kilometrazh të përcaktuar në të cilin shkurtohet namazi?

Janë dhënë tre mendime për këtë dhe më e sakta është që nuk ka ndonjë kilometrazh, distancë të përcaktuar për shkurtimin e namazit, por shkurtohet namazi në çdo rrugë që quhet udhëtim dhe kjo është përzgjedhja e dijetarit islam Ibn Tejmijeh dhe nxënësi i tij Ibn Kajim –Allahu i mëshiroftë-.[5] Argumentet që sjellin janë si më poshtë vijon:

1. Fjala e Allahut: “Dhe kur ju  (muslimanë) udhëtoni nëpër botë nuk është gjynah për ju nëse i shkurtoni faljet tuaja” [En-Nisa:101]

Ajeti argumenton që shkurtimi i namazeve është i lidhur me çdo udhëtim në tokë pa përcaktuar ndonjë distancë për këtë shkurtim.

2. Profeti -salallahu alejhi ue selem- nuk e përcaktoi shkurtimin me përcaktim kohor apo vendor, por u lidh gjykimi me të ashtuquajturën “udhëtim” në mënyrë të prerë dhe nuk lejohet që të veçohet mes këtij lloji udhëtimi apo llojit tjetër, por duhet të përgjithësohët ashtu siç e ka përgjithësuar atë feja islame.

3. Gjithashtu vërtetohet që Profeti -salallahu alejhi ue selem-ka shkurtuar pa ndonjë distancë të përcaktuar.

Transmetohet që Enesi -radiaAllahu anhu-ka thënë: “Ishte i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem– nëse dilte distancë tre milje[6] ose tre legë[7] fale dy rekate”[8]

Ky hadith argumenton në mënyrë të qartë që shkurtimi i namazit lidhet me udhëtimin edhe nëse është tre milje apo tre legë.
Adelina Kuçana (Allkoçi)

Leave a comment