Esselamu alejkum mesuese
Nqs je ne xhami dhe akoma se ke fal jacinë; shkon aty dhe ata kanë filluar
te falin teravitë. Si duhet vepruar?
Pergjigje nga mesuese Adelina Kuçana:
Ue alejkum selam!
Lidhesh me imamin dhe ti ben nijetin per jacine pastaj kur ai jep selam
ploteson namazin e jacise, sepse ne fillim falet farzi, pastaj mund te
arrish teravite qofte edhe ne rekatin e dyte dhe e ploteson rekatin qe te
ka humbur nese i arrin ne rekatin e dyte te teravive.
Teravite qe nuk arrite dot ti falesh ne xhami kur te kthehesh ne shtepi i
ploteson.
Pra, nese ti falesh me imamin jacine dhe ai eshte ne teravi ti ke falur
jacine dhe te kane ikur dy rekate teravi dhe keto i fal ne shtepi kur te
kthehesh, biles sa me vone te falen aq me mire eshte, sepse futet 1/3 e
fundit e nates
Duhet theksuar nje çeshtje e rendesishme ketu qe origjina eshte qe gruaja
falet ne shtepi dhe namazi i saj ne shtepi eshte me i mire, por i lejohet
asaj te shkoje te falet ne xhami nese e ndjen se i shtohet me teper besimi,
sepse Profeti – salallahu alejhi ue selem – ka thënë :
“Mos i ndaloni robereshat e Allahut (gratë) që të shkojnë në xhami”