A lejohet te falesh ne sixhade qe ka te qendisur qaben?se degjova qe sishte mir.dua te jem e sigurt qe po ashtu mos ti perdorim me keto sixhade. Allahu ta shperbleft!
📌Pergjigje nga Adelina Kuçana:
Selam alejkum!
Nëse sexhedja ka të qendisur foto të Qabes apo edhe të xhamive nuk ka asgjë të keqe që të falesh në të; vetëm nëse dekorativi dhe ngjyrat janë të shumta dhe mund të jenë shkak që ai që falet të shpërqëndrohet në namaz, në rast nuk është e pëlqyeshme falja në sexhade të tilla. Për këtë është argument hadithi i saktë i Aishes – radijAllahu anha – se Profeti -salallahu alejhi ue selem – është falur në një copë në të cilën ka pasur dekorativ të qëndisur dhe pasi ka mbaruar namazin ka kërkuar që tia kthejë tregtarit këtë copë për të marrë në vend të saj një copë pa qëndisje dhe dekorative që të mos ishte shkak për tërheqjen e vëmendjes gjatë faljes.
Dhe mos pëlqimi i faljes në sexhade të tilla të qëndisura është për të mos tërheq mendjen e falësit gjatë namazit, jo për atë që në këto sexhade ka të qëndisur Qaben dhe mund të jetë si mosrespektim i vendeve të shenjta, sepse në të vërtetë vendi ku është qendisur Qabja apo edhe xhamitë nuk shkelen me këmbë ngaqë falësi i namazit qëndron në pjesën që nuk ka të qëndisur Qaben apo xhamitë.