❓Pyetje: Selamu alejkum mesuese e nderuar! Kam nje pyetje qe i perket vetullave? Kemi hadithe ku thotë i derguari salAllahu alejhi ue selem qe ajo femer qe i heq vetullat apo ja heq dikujt tjeter eshtë e mallkuar prej Allahut ” 48 AT-Tabarani sahih” Pyetja; a kemi ndonje hadith te tjeter përsa ju perket vetullave te shemtuara? ALLAHU ju shperbleftë! !!!
📌 Pergjigje nga Adelina Kuçana:
Ue alejkum selam!
Heqja e vetullave eshte haram me argumentin qe eshte permendur ne pyetje, por dijetaret kane perjashtuar nga ky gjykim dy raste:
– 1- Qe te jete ne rast nevoje per sherim, nese pjesa e vetullave eshte e semure dhe nuk realizohet sherimi i tyre vetem se me heqjen e tyre.
-2- Nese vetullat jane shumë të gjata qe dalin nga dimencionet e vetullave te njohura dhe e shemtojne pamjen e gruas, atehere lejohet qe te heqe vetem pjesen e shemtuar nga vetullat.
Por duhet pasur kujdes që të mos lehtësohet duke futur në kete përjashtim edhe ato vetulla që nuk janë në të vërtetë të shëmtuara, sepse heqja e vetullave është prej gjynaheve të medha.
Allahu e di më së miri!