Shikimi i Profetit {alejhi selam} ne enderr……

Pyetje????

Selamu alejkum. para do kohe diskutonim me familjaret rreth suneteve te namazit dhe un gjithnje isha e mendimit se sben te lihen sunetet per arsye te vogla dhe nje mengjes duke bere dhikrin e mengjesit ulur me zuri gjumi (dmth .u kota) dhe ne enderr sikur Pejgamberi a.s.me tha duke ngritur gishtin tregues :eshte mire te falen vetem farzet ,po me e mira eshte te falen edhe sunetet ,pra Praktikojeni sunetin tim…..tani moter doja te pyes rreth kesaj endrre .a ka dicka se pse me erdhi zeri ne anen e majt .dhe trupin e Pejgamberit a.s e pashe, por, fytyren jo. kam degjuar se eshte nje hadith se nese e shef Pejgamberin a.s ne enderr e ke pa vertet.ose sesht imani im aq i forte per te pare fytyren.Allahu u shperblefte.

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Alejkum selam .Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut.

Se pari: Nuk ka dyshim që gjeja me e mire me te cilin afrohet robi tek Allahu eshte permbushja e detyrimeve, farzeve dhe me pas perkujdesja ndaj nafileve, veprimeve vullnetare, ashtu siç është deklaruar kjo në një hadith Kudsi, ku Profeti -sala Allahu alejhi ue selam- thotë:
“Thotë Allahu i Lartësuar: “.. Robi im nuk më afrohet me diçka më të dashur tek Unë se sa obligimet (farzet). Robi im vazhdon të më afrohet me vepra vullnetare (nafile) derisa ta dua, e kur ta dua, atëherë do të jem dëgjimi i tij me të cilin dëgjon, shikimi më të cilin shikon, dora me të cilën prek, këmba me të cilën ecë. Nëse më kërkon diçka, gjithsesi do t’ia jap, nëse kërkon mbrojtje, gjithsesi do ta mbroj.”
(Buhariu)

Se dyti: Çeshtja e shikimit te Profetit -alejhi selam- ne enderr eshte nje çeshtje e gjere dhe ne do te perpiqemi qe ra sqarojme ne disa pika kryesore:
1- Fetarisht, mundësia që besimtari të shikoje në ëndërr Profetin [alejhis salatu es selam!] nuk mohohet, bazuar në hadithin qe e transmeton Buhariu:

“ومَن رآني في المنام فقدْ رآني، فإنَّ الشيطان لا يتمثَّل في صورتي

“Kush më ka parë në ëndërr, ai më ka parë, ngase djalli nuk mund të më imitoj (kopjoj) me pamjen time.”

2- Si e kupton qe ai qe e ke pare ne enderr eshte ne te vertete Profeti Muhamedi -alejhis salatu ves selam-?

– Dijetarët kanë shpjeguar se një gjë e tillë mund të dihet nëpërmjet tri mënyrave:

1) Që personin që ke parë në ëndërr të të thotë se: ‘Unë jam i Dërguari i Allahut’, ose ‘Unë jam Muhammedi, i biri i Abdullahut’, ‘Unë jam Profeti yt’, e shprehje të ngjashme që aludojnë se ai që ke parë është i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ues selam].

2) Që personi që e ka parë në ëndërr të bindet shpirtërisht se ai që ka parë është i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam]. Pra, nuk kushtëzohet që dikush t’i thotë se ky është Pejgamberi [alejhis salatu ves selam].

3) Që dikush t’i thotë në ëndërr se personin që e pe, apo të foli, apo personin që po e sheh, apo që do ta shohësh pas pak, ose që do të flet me ty pas pak, ose që do të vi tek ty pas pak, është i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam].

Me këto apo dhe forma tjera të përshkruara nga dijetarët mund të vërtetosh se atë që ke parë në ëndërr është i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam].

3- Dijetaret kanë thënë se patjetër duhet të jetë në gjendjen, në të cilën ka vdekur. Madje, disa kanë shtuar edhe atë se duhet që edhe qimet e thinjura në kokën e tij të jenë po me atë shifër që kanë qenë. Dhe ky kushtëzim eshte për të vërtetuar nëse ëndrra ka qenë e saktë apo jo. Po kështu, kjo është marrë edhe si kriter për të dalluar gënjeshtarët nga të vërtetit. Shejh Albani konsideron se kjo është një formë e dallimit të gënjeshtarëve, ngase janë të shumtë ata që pretendojnë se e kanë parë, e të cilëve po t’iu thuhej të na e përshkruajnë Muhammedin [alejhis salatu ves selam] nuk do të ishin në gjendje ta bëjnë dot.

4- Cili eshte pershkrimi i sakte i Profetit tone Muhamed -alejhi selam-?

– Ka qenë i bukur. Ebu Hurejre thotë se nuk ka parë më të bukur. Thuajse ishte si diell, që kishte rënë në tokë dhe ecte.
– Kishte pamje të skuqur në të bardhë. Pamja e tij ishte burrërore.
– Nuk ishte i gjatë, por as i shkurtër.
– Aisheja e përshkruan se kishte fytyrë të ndritur, sikur hëna rrezonte në të.
– Sytë i kishte ngjyrë kafe e të ndritshëm.
– Flokët nuk i kishte shumë kaçurrela apo shumë të drejta.
– Kishte mjekër të madhe dhe të shpeshtë.
Nese e ke pare me keto cilesi vertet e ke pare Profetin -alejhi selam- .