Ata qe e ndalojne veshjen e rrobave per femije ne te cilat ka figura bazohen tek hadithi i Profetit – paqja e Zotit qoftë mbi të – :
( إن الملائكة لا تدخل بيتاً فيه صورة )
” Melaiket nuk futen ne nje shtepi ne te cilen ka foto (figura)”
Por çeshtje e veshjes se rrobave ne te cilat ka figura duhet pare ne disa aspekte:
1- Veshjet qe përmbajnë figura të frymorëve te zmadhuara në anën e pasme apo ne gjoks që jane te plota apo kane vetëm koken jane te ndaluara veshja e tyre.
2. Rrobat që përmbajnë fotografi të vogla te paqarta lejohet veshja e tyre, sepse nuk jane ta qarta si figura dhe ky eshte mendimi i medhheb imam Hanifes.
3. Veshjet qe kane imazhe apo figura qe nuk ka jetë, e as kokë, keto veshje është e lejuar të vishen dhe te përdoren, pra figura te jofrymoreve.
4. Nuk eshte e lejueshme veshja e rrobave ne te cilat ka imazhe, figura edhe nese jo të plota nqs keto figura jane simbole te devijimit apo te nje besimi te humbur.
Ndersa figurat e kafsheve futen tek ndalimi I figurave qe kane fryme…
Ndoshta qe te behet me e qarte tek pika e pare qe kam permendur duhet te shtohet figurat dhe fotot e frymoreve: te njerezve dhe kafsheve.
Motra une e di qe eshte shume e veshtire te gjesh rroba per femije pa figura sidomos ne vendet tona, dhe te gjithe ankohen qe ska rroba vetem se me figura, por duhet te perpiqemi qe te gjejme me figura te jofrymoreve…