Pastërtia e zemrave (2)

kalbDisa gjurmë që lejnë zemrat të cilat nuk janë të pastra:

1- Humbja e disa mirësive, ashtu siç ka ardhur në hadith rasti i atyre që kanë mosmarveshje që nuk iu falen gjynahet derisa të pajtohen me njeri-tjetrin.
20 Përfundimi i keq, ashtu siç ëshë përmendur në hadith që nëse një musliman nuk i flet vëllait të tij më shumë se tre ditë dhe vdes në këtë kohë futet në zjarr. –Allahu na ruajtë-.
3- Sëmundjet e zemrës të cilat pasojnë sëmundje edhe me të rënda. Smira është shkaku i fatkeqësisë që zë fill tek individi për t’u përhapur më pas shkallë-shkallë në të gjithë shoqërinë dhe që në fund fare i djeg, i shkrumbon dhe i shfaros.
Në traditat profetike thuhet: “Kini kujdes që mos ta keni zili njëri-tjetrin! Smira gëlltit dhe shkatërron të mirat dhe sevapet që keni fituar, ashtu siç e përpin zjarri drurin”.
Motër e dashur : Si të kesh zili ndaj një motre, e cila është begatuar me ndonjë të mirë nga Allahu i LartMadhërishëm që të kënaqet, gëzohet, e ti duke qenë e bindur se çdo kënaqësi apo fatkeqësi në këtë botë është e shkurtër, atëherë pse nuk pajtohesh me atë që Allahu ka caktuar dhe ka ndarë për robërit e Tij. Nëse e njeh Zotin dhe atributet e Përsosmërisë, i Gjithdijshmi dhe i Drejti për robërit e Tij, nuk do të jesh i pakënaqur dhe si rezultat nuk do të kesh më zili.
Aq më shumë të jetë i kënaqur personi aq më e pastërt është zemra e tij.

Shkaqet që e prishin zemrën dhe ndikojnë në mospastërtinë e saj:

1- Shejtani, i cili synon që të sjellë përçarje dhe mosmarrveshje mes muslimanëve, kështuqë dobësohet lidhja mes muslimanëve, ndërkohë që Allahu e përshkruan atë si armik i hapur: “Me të vërtetë që shejtani është për njeriun armik i hapur” [Isra: 53]
2- Zemërimi, i cili është prej shitgjeve të shejtanit, sepse njeriu kur zemërohet nuk e mat fjalën dhe për këtë shkak Profeti –paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- i tha sahabut, i cili kërkoi prej Profetit që ta këshillonte: “Mos u zemëro” dhe e përsëriti këtë tre herë.
3- Thashethemet, të cilat janë shkak për copëtimin e familjeve. Ato janë prej gjynaheve të mëdha, ashtu siç ka ardhur në hadith: “Nuk hyn në xhenet ai merret me thashetheme”. Dhe Allahu thotë në Kuran: “(Mos iu bind) përgojuesit që sillet (ndër njerëzit) me shpifje” [El-kalem:11]
4- Mendimi i keq për të tjerët, i cili në në vërtetë nuk është veçse akuzë për njerëzit pa asnjë argument. Për këtë Allahu thotë në Kuran: “O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime. Vërtetë mjaft nga dyshimet përbëjnë gjynah ” [Huxhurat: 12]
Dhe Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- na paralajmëroi nga dyshimet dhe hamendja: “Kujdesuni nga dyshimet (hamendja), me të vërtetë dyshimet janë gënjeshtrat më të mëdha që mund të filten”
5- Vrapimi dhe fundosja në këtë dynja, sepse nëse futet në zemrën e njeriut, e bën atë që të vrapojë pas saj që të mbledhë sa më shumë prej saj me çdo kusht dhe cilado qoftë ajo rrugë për këtë qëllim edhe nëse kjo mund të çojë në përçarje.

Gjëra që ndihmojnë për pastrimin e zemrës:
1- Sinqeriteti dhe mbështetja tek Allahu, sepse prej kushteve të pranimit të veprave është: sinqeriteti dhe ndjekja e sunetit të Profetit – paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të-.
2- Mbrojtja me Allahun nga shejtani, kurthet e tij; përmendja dhe përkujtimi i Allahut, sepse përmendja e Allahut e largon shejtanin, largon zemërimin dhe shqetësimet dhe e qetëson zemrën: “Nuk ka dyshim se në përkujtimin e Allahut vërtetë zemrat gjejnë prehje” [Rad: 28]
3- Duaja e sinqertë. T’i kërkosh Allahut një zemër të pastër nga çdo sëmundje. Për këtë i Dërguari i Allahut -sal-lAllahu alejhi ve sel-lem- e kishte zakon të lutej: “O Allah! Më udhëzo në sjellje të mirë dhe cilësi të mira, askush s’mund të më udhëzojë në zbukurimin e tyre përveç Teje. Dhe, më largo nga veprat dhe cilësitë e këqija, askush s’mund t’i largojë këto prej meje përveç Teje.”
4- Maturia në çdo situatë, sidomos në ato raste kur ke bashkëbisedim me njerëz që nuk të kuptojnë.
5- Zgjedhja e një ambjenti të mirë dhe të shëndoshë duke braktisur ato ambjente të cilat behen shkak për prishjen e zemrës.
6-Përpjekja për rregullimin e idsa problemeve të vjeëra dhe plagëve të kaluara.
8-Kërkimi falje dhe të menduarit mirë për të tjerët. Ka thënë Imam Shafiu –Allahu e mëshiroftë-: “Nëse dëshiron që Allahu të plotësojë ndonjë mirësi mendo mirë për të tjerët”
9- Veprimi i disa gjërave që sjellin afrim dhe dashuri, si: dhuratat, dhënia selam, vizitat, kryerja e disa nevojave për të tjerët, të thirrurit me emrin më të mirë dhe që i pelqejnë; të gjitha këto bëjnë që zemrat të ndihen mirë dhe të largohet çdo gjë e keqe në zemër.

Dobitë që ka një zemër e pastër:
Dobitë e një zemrë të pastër janë të shumta, por po përmendim më kryesoret nga to:
1- Kjo është cilësi e banorëve të xhenetit, ashtu siç i përshkruan ata Allahu në Kuran: “Do të largojmë urrejtjen nga zemrat e tyre (që kanë pasur më parë) ata do të inë ukur si vëllezër në kulltuqe, njeri përballë tjetrit” [Hixhr: 47]
2- Largon çdo të metë dhe mangësi. Ai që ka zemër të pastër i është pastruar zemra nga çdo qëllim i keq, dyshimet; jo vetëm kaq por edhe gjuha e tij dhe të gjitha shqisat.
3-Ai që ka zemër të pastër nuk ka dyshim që është në rrugën dhe traditën e Profetit –paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të-, i cili ishte njeriu më o pastërti dhe më i miri dhe më shembullori.

Përgatiti: Adelina Allkoçi

Dt: 18/6/2014

Leave a comment