Pergjigje:
Duhet te behet nje dallim mes vendit te veshjes se ketyre takave dhe llojit te takave.
Nese muslimanja i vesh vetem ne prani te burrit te saj kjo nuk gje, perkundrazi gruaja e ka detyre qe ti zbukurohet burrit.
Nese takat vishen ne ambjente te hapura ne rruge, trege etj dijetaret ne pergjithesi duke permendur Ibn Baz, Ibn Uthejmijn -Zoti i mëshiroftë-, etj thone qe veshja e takave te larta eshte e ndaluar dhe grada e me ulet qe mund te thuhet per kete ndalim (mekruh).
Permenden disa arsye perse keto taka jane te ndaluara, nder to:
1- sepse jane prej zbulimit te zbukurimit dhe Allahu ka ndaluar nje gje te tille, thote Allahu ne Kuran:
“Mos u zbuloni ashtu siç janë zbuluar në kohën e lashtë (pagane)..” sure Ahzab:33
2- zakonisht ato trokasin gjate ecjes dhe Allahu ka ndaluar per kete, thote Allahu ne Kuran :
“Dhe mos t’i rrahin këmbët e tyre (për tokë) që të hetohen stolitë e tyre të fshehta…” sure Nur:31
3- demet shendetsore qe ka me veshjen e ketyre takave sidomos nese keto taka behen shkak qe gruaja te rrezohet dhe mund te ndikoje edhe ne thyerjen e pjesshme ose te plote te kyçit te kembes.
4- behet shkak qe te bie ne sy dhe te behet fitne per burrat.
Disa dijetare thane qe nese janë takat e shkurtra dhe jo shume te gjata dhe nuk behen shkak qe gjate ecjes me keto taka gruaja te bie ne sy s’ka gje nese vishen te tilla taka.