Jeta e kësaj botë s’është vetëm një kënaqësi mashtruese

SN3CAQC6OMCCAB18R6ECA1LMWGICA9LHT3UCAJPM6BMCARWBZMZCAKQCLA2CAO00NEWCAQOP6GNCAZWGHLOCALBJULYCAZN7WROCAP8J1ZHCA6295ZVCAJIG6RZCAEF4Y96CABLEISSCA80I4WRCA3W2TKWFalenderimi i takon Allahun që e bëri jetën e kësaj bote kalimtëre dhe jetën e botës tjetër të qëndrueshme dhe të përhershme. Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë, Muhamed, dhe mbi familjen e tij, shokët e tij dhe pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Në të vërtetë jeta e kësaj botë shtë zbukuruar, zgjeruar dhe është bërë qëllimi i shumë njerëzve mëngjes dhe mbrëmje. Dhe Profeti –salallahu alejhi ue selam- pati frikë një gjë të tillë për popullin e tij, sepse ajo është shkatërrimtare për ta. Është transmetuar në librat e saktë (si: Buhariu, Muslimi…) se Profeti – salallahu alejhi ue selam- ka thënë: “Pasha Allahun unë nuk kam frikë varfërinë për ju, por kam frikë që do t’u jepet juve dunjaja ashtu siç iu dha atyre që ishin para jush dhe garonin në të ashtu siç do të garoni edhe ju dhe do t’ju shkatërrojë juve ashtu siç i shaktërroi ata”

Kishte frikë – alejhi ue selem- për popullin e tij sprovën e jetës së kësaj bote dhe që të jepen pas duke qënë shkatërruese për ta dhe për prishjen e fesë së tyre e përçarjen në mes

Transmetohet nga Ka’b bin Ajad se ka e dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Me të vërtetë për çdo popull (komb) ka sprovë dhe sprova e popullit tim është pasuria” Për këtë qëllim e paralajmëroi popullin e tij nga fundosja në dunja dhe të vrapuarit pas, sepse kjo jetë është vend prove për njerëzit dhe për t’i sprovuar ata, për këtë thotë Profeti –salallahu alejhi ue selem-: “Me të vërtetë dunjaja (jeta e kësaj bote) është e bukur dhe .. dhe me të vërtetë që Allahu ju bëri juve mëkëmës në të dhe Ai ju vështron se çfarë veproni , kështuqë keni frikë këtë dunja dhe keni frikë gratë”

Dhe ka thënë –salallahu alejhi ue selem-: “Bëhu në këtë jëtë sikur të jesh një i panjohur apo një kalimtar” Njeriu në këtë jetë është si një musafir dhe nuk duhet që besimtari ta konsiderojë atë si atdhe apo vendbanimi, sepse ajo është vetëm kalimtare dhe kalimtari nuk është i qëndrueshëm as natën dhe as ditën. Musafiri në të vërtetë ndoshta mund të zbresë në një vend dhe të pushojë e të qetësohet, ndërsa musafiri i kësaj jetë nuk pushon asnjëherë: ai gjithnjë është në udhëtim, çdo moment që kalon ai pret një pengesë nga kjo jetë për t’iu afruar jetës tjetër, Ahiretet. Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “… Por në të vërtetë e vogël është kënaqësia e jetës së kësaj bote e karhasuar me Jetën e Pastajme” [Et-Teube:38] Dhe thotë Allahu duke treguar për njeriun që besoi nga populli i Firaunit: “Nuk ka dyshim se kjo jetë e këasj bote nuk është veçse një kënaqësi (e përkohshme ) dhe sigurisht se Jeta e Fundit ajo është banesa që do të mbetet përgjithmonë” [El-Gafir: 39]

Dhe po kështu patën frikë të parët tanë nga zbukurimi i kësaj jetë dhe i bënë detyrë vetes largimin prej saj, sepse e dinin që ajo është sprovë që e zë me punë zemrën dhe e prish atë. Thotë Hisham bin Alrati bin Zubejr: “Ishte babai im që nëse shkonte tek dikush që shihte diçka zbukuruese shpejtonte që të kthehej në shtëpi dhe duke hyrë në derë thërriste: “Dhe mos i hedh sytë me lakmi për gjëra të cilat Ne ia kemi dhënë disave prej tyre për kënaqësi të shkëlqimit (të përkohshëm) të jetës së kësaj bote me qëllim që Ne të mund t’i provojmë me ta” [Taha: 131]

Po kështu Allahu i drejtohet Profetit të Tij duke i thënë: “Dhe mos i heq sytë mënjëanë prej tyre duke dëshiruar salltanet dhe shkëlqimin e jetës sa kësaj bote” [El-Kehf:28]

Ka thënë Ali bin Ebi TAlib –radiallahu anhu-: “Me të vërtetë jeta e kësaj bote udhëton duke e kthyer kurrizin dhe jeta e Pastajme udhëton me fytyrë përpara dhe për secilën ka djelmosha. Bëhu prej djelmosahve të jetës së Pastajme dhe mos u bë prej atyre të kësaj jetë. Me të vërtetë sot ka vepra dhe jo llogari, ndërsa nesër ka llogari dhe jo vepra”

Ashtu siç për musafirin patjetër do të vijë dita që të mbarojë udhëtimi i tij ashtu edhe për ne patjetër do të vijë dita që do të vdesim. Thotë Allahu i Lartësuar: “Gjithsecili do ta shijojë vdekjen” [Ali Imran: 185]

Kështu një ditë prej ditësh jeta e kësaj bote do të largohet dhe do të vijë Jeta e Pastajme… ajo që ishte e largët do të bëhet e afërt…ai që e shihte qëndrimin e tij të përhershëm kur papritur vdes…

Vdekja është që duhet të na ndonditë, por ne jemi në paditurinë tonë të përgjumur dhe në kujtesën tonë të humbur. Thotë Inb Mes’ud –radiallahu anhu-: “Kush e don dunjanë ka dëmtuar jetën e Ahiretit dhe kush e dëshiron jetën e Pastajme ka dëmtuar dunjanë. O popull, dëmtoni atë që është e zhdukur për atë që është e mbetur, e përhershme”

Pasojat e dashurisë (të dhënurit pas) së jetës së kësaj bote

1- Nëse njeriu e don dunjanë i ndryshohet nijeti dhe arrin këtë dynja me vepra të cilat duhet të ishin për të arritur kënaqësinë e Allahut. Nga tre personat e përmendur në një hadith, i cili paralajmëron rrezikun e dhënies pas dunjasë, janë: luftëtari që vdes në betejë, ai që shpenzon dhe jep nga pasuria e tij të varfërve dhe lexuesi i Kuranit, të tre donin me këto vepra dynjanë dhe shiko sesi dashuria për këtë dynja ua ndaloi atyre shpërblimin dhe ua shkatërroi veprat duke qënë ata të paërt që hyjnë në zjarr.

2- Dashuria e kësaj dynjaje e bën njeriun që të zihet me këtë dynja. Ka prej tyre që i kryen detyrat apo farzet në dukje, por jo nga zemra e tij, e cila është e zënë me gjërat e dashura të kësaj jete. Thotë Allahu i Lartësuar: “O ju që keni besuar mos t’jua largojnë vëmendjen nga kujtimi i Allahut as pasuaritë tuaja dhe as fëmijët tuaj. Dhe kushdo që e bë këtë, atëherë ata janë të humburit” [El- Munifukunë: 9] Dashuria e kësaj dynjaje e bën njeriun që të jetë qëllimi i tij kryesor i jetës së tij, duke u përpjekur që 1- të mbledhë sa më shumë nga kjo dynja dhe vazhdon të ndjejë nevojë dhe varfëri sado që mbledh nga pasuria e dynjasë. Ndërsa gjendja e tij shpirtërore shqetësohet saqë arrin në sëmundje nervore: tensioni apo stresi, që sot quhen “sëmundje të kohës”.

2- Dashuria e kësaj dynjaje sjell shpresën e gjatë që hedh tek njeriu harresën, kështuqë harron Jetën e Patajme dhe nuk përpiqet për të duke mos e llogaritur që ai do te vdesë. Ka thënë Aliu –radiallahu anhu-: “Me të vërtetë që frikësohem për ju nga dy gjëra: të shpresuarit e gjatë dhe ndjekja e e pshit, sepse të shpresuarit e gjatë të bën të harrosh Jetën e Pastajme dhe ndjekja e e pshit të largon nga e vërteta”

Në Kuran e gjejmë shumë të qartë dhe të sqaruar gjendjen aktuale të dynjasë që ajo është vetëm lojë, qejf, sulltanet, mburrje, rivalitet për pasuri e fëmijë dhe se kjo dynja është vetëm kënaqësi mashtruese. Thotë Allahu në Kuran: “Dijeni se jeta e kësaj bote është vetëm lojë, dhe qejf, dhe salyanet dhe mburrje e ndërsjelltë mes jush dhe rivalitet për pasuri e fëmijë taman si bimësia pas shiut ku rritja e saj e kënaq bujkun; më pas ajothahet dhe e sheh të zverdhet, pastaj ajo bëhet kashtë. Porn ë Jetën e Pastajme (është) dënim i ashpër (për mosbesimtarët e keqëbërësit) dhe Falje nga Allahu dhe Kënaqësa e Tij (për besimtarët e mirëpunuesit). E jeta e kësaj boteështë vetëm kënaqësimashtruese” [El-Hadid: 20]

Lusim Alalhun që të mos na bëjë këtë dynja qëllim kryesor të jetës sonë, por të jetë ndihmë për vepra të mira, të cilat ndihmojnë në rritjen e devotshmërisë dhe bindjes ndaj Allahut

Përktheu: Adelina Allkoçi

Leave a comment