📌 Pergjigje nga Adelina Kuçana :
Ue alejkum selam!
Nëse i jep te pije gji një femije te huaj duhet patjeter qe te plotesoje disa kushte per tu quajtur femije gjiri:
-1- Te jete mosha e femijes moshe gjidhenie: nga lindja deri ne moshen dy vjeçare, sepse kete periudhe e ka percaktuar Allahu si moshe gjidhenie:
(وَالْوَالِدَاتُ يُرْضِعْنَ أَوْلَادَهُنَّ حَوْلَيْنِ كَامِلَيْنِ ۖ لِمَنْ أَرَادَ أَنْ يُتِمَّ الرَّضَاعَةَ)
” Nënat le t’i japin gji fëmijëve dy vjet, për ata që duan t’ia plotësojnë gjidhenie”
[Sure Al-Bakare: 233]
-2- Te jene pese dhenie gjiri, qe do te thote qe ta ushqeje kete femije e pakta gje pese here ne kohe te ndryshme, sepse nese eshte duke i dhene gji dhe femija nuk don per momentin dhe rikthehet i jep serisht ne nje kohe te shkurter kohore kjo llogaritet vetem nje gjidhenie.
Nese plotesohen keto dy kushte femija qe i eshte dhene gji behet femije gjiri per kete grua qe e ka ushqyer me gji dhe burrin e saj, dhe quhet gruaja dhe burri nene dhe baba gjiri ashtu siç quhet vella apo moter per femijet e gjidheneses.
Allahu thote ne Kuran:
(…وَأُمَّهَاتُكُمُ اللَّاتِي أَرْضَعْنَكُمْ وَأَخَوَاتُكُمْ ِمن الرضاعةِ)
(U ndalohet kurerezimi)…me nënat (gratë) që u kanë dhënë gji, me motrat tuaja që kanë thithur prej një gjiri”
[Sure Nisa’: 23]
Pra kjo grua nese e ushqen kete femije 5 here behet nene gjiri per kete femije dhe i lejohet asaj qe te dale perpara ketij femije ashtu siç del edhe perpara femijeve te tij pa shami.
Ashtu siç i behet haram martesa me te siç eshte permendur edhe ne ajetin e mëparshëm dhe Profeti – salallahu alejhi ue selem – ka thënë :
(يحرم من الرضاع ما يحرم من النسب )
“Behet haram me gjidhenien çdo gjë që eshte haram me prejardhjen”.
Nese nuk i ploteson pese gjinidhenie,