P.sh lidhesh ne namaz dhe mendja te thot nuk ke marr abdes “po ne ralitet abdesi eshte ne rregull”dhe te lindinn dyshime dhe nga nje here te ik mendja dhe mendon per disa gjera te kota cka duhet bere a te japiesh selam dhe te fillosh nga fillimi apo te vazhdosh…!
Keshtuqe nese ti ne origjine je me abdes mbetesh me abdes, sepse siguria nuk largohet me dyshime. Dhe nese gjate namazit iken perqendrimi duhet qe te mundohesh te largosh çdo mendim qe te largon nga perqendrimi.
Gjerat qe mund te ndihmojne ne largimin e dyshimeve qofte ne abdes dhe ne namaz jane si me poshte vijon:
1- Mbrojtja me Allahun nga shejtani dhe cytjet dhe dyshimet e tij. Te thuash:
Eudhu bilahi min shejtani-raxhijm.
Allahu thotë ne Kuran per kete :
(وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللّهِ)
“Nëse shejtani përpiqet të të shpie nga e keqja, kërko strehim te Allahu” (Araf: 200)
Keshtuqe qofte para abdesit apo namazit mbrohu me Allahun nga sherri i shejtanit.
2- Behu e forte, sepse besimtari i forte eshte me i dashur tek Allahu sesa besimtari i dobet. Qe do te thote mos degjo dyshimet, por largoi ato. Profeti -salallahu alejhi ue selem – ka thënë : “Le të kerkoje strehim tek Allahu (thenia : Eudhu bi Lahi ) dhe te mjaftohet (pra, te mos degjoje me dyshimet e shejtanit)
3- Perqendrohu ne ate qe do te besh, sidomos ne namaz. Mendo se ti je duke u falur dhe ky namaz mund te jete namazi i fundit qe mund te falesh; selefet para se te fillonin namazin e llogaritnin veten e tyre se me ke po takohen ne kete namaz; nese gjate namazit te vijne dyshime largoji ato dhe perqendrohu…
Nese dyshimet ne namaz vazhdojne atehere thuaj : “eudhu bi Lahi” dhe peshty tre nga e ana e majte. Keshtu ka ardhur ne hadithin qe e trasmeton Muslimi qe kur nje sahabi u ankua Profetit -salallahu alejhi ue selem – per dyshimet ne namaz dhe leximin e Kur’anit, profeti i tha:
(ذلك شيطان يقال له خنزب ، فتعوذ بالله منه واتفل عن يسارك ثلاثا)
“Ky shejtan quhet Khunzub, kerko mbrotjenga Allahu prej tij (thuaj: eudhu bi Lahi) dhe peshtyj tre here nga ana e majte” sahabi tregon qe pasi e veproi kete ia largoi Allahu shejtanin dhe dyshimet e tij.