Me sa pirje gjiri realizohet gjidhënia me të cilën bëhet haram?

❓selam alejkum motra lus Allahun te jeni mir dhe nen mbrojtjen e tij kisha nje pyetje sa mundet nena me i dhan gji femiut sa eshte hallall nese mundeni mem tregu zoti qoft i kenaqur me ju dhe u ndihmoft per mundin qe beni.

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut.
Ue alejkum selam!

Qe te quhet gjidhënie me te cilen behet haram çdo gje qe eshte haram edhe sipas lidhjeve farefisnore duhet te jene më shumë se pesë here te ushqyerit me gji (pra më shumë se pesë pirje) nëse eshte më pak se pesë pirje nuk mjafton.

Eshte trasmetuar se Profeti – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë :
“Jepi Selimit të pije pese herë (gji)”
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]

Dhe Aishja – radijAllahu anha – ka thënë:
“Ishte zbritur Kurani se me dhjetê pirje te percaktuara (gjiri) behej e ndaluar martesa me të afermit prej gjiri, e me pas u shfuqizua duke vendosur me pesë pirje të percaktuara”.

Dmth se me pesë pirje behet e ndaluar martesa me te afermit nga gjiri. E me pas vdiq Profeti – salallahu alejhi ue selem – dhe urdheri per te vazhdoi te jete për pesë pirje.

🌱Si llogaritet nje pirje?

Shejh Ibn Bazi – Allahu e mëshiroftë- e percakton se një pirje llogaritet kur femija e kap gjirin, e thith qumeshtin e me pas e leshon vete ate me zgjedhjen e tij. Kjo quhet nje pirje. E nese kthehet serish, e pin qumeshtin dhe qumeshti shkon ne bark me dijenine e gjidhënëses, kjo quhet pirja e dyte. E keshtu me rradhe sa here qe femija e nderpret pirjen e qumeshtit, plotesohet nje pirje, pasi qe qumeshti ka shkuar ne bark dhe verifikohet nga gjidhënësja derisa te plotesohen pese pirje, qofte edhe në nje ulje te vetme (gjate gjidhënësjes) apo qofte edhe kur femija pin here te njeri gji dhe here tek tjetri. Kalimi i tij per ne gjirin tjetër quhet pirje derisa te plotesohen pese pirje dhe kjo të behet pa ja hequr ende gjirin fëmijes (në dy vitet e para).
Dhe duhet te jete pese pirje e me shumë, ndersa me pak se pese nuk mjafton, per shkak se në hadithe jane përcaktuar me pesë pirje.

Allahu është i Gjithëdijshmi. Dhe Suksesi është në Dorë të Tij.