Cili esht gjykimi i urimit te festave te jobesimtareve?

 

❓Pyetje:
Cili është gjykimi i urimit të festave të jobesimtarëve, si p.sh. viti i ri e festa të tjera?

📌Përgjigjet Shejh Salih bin Feuzan el-Feuzan:

”Nuk lejohet të marrësh pjesë në ndonjë nga festat e jobesimtarëve, ceremonitë dhe lutjet e tyre. Nuk është e lejuar të marrësh pjesë në to, ose t’i përgëzosh ata në festat e tyre. Përveç kësaj, nuk është e lejuar për të ngrënë mishin dhe ushqimet e tyre që është përgatitur në lidhje me festimet dhe festat e tyre.
Nëse ju e bëni këtë, atëherë ti je përkrahës dhe bashkëpunëtorë i tyre. Allahu (te ala) ka thënë kur Ai përmendi robërit e Tij:

(وَالَّذِينَ لَا يَشْهَدُونَ الزُّورَ)

”Dhe ata të cilët nuk dëshmojnë gënjeshtrën (nuk rrinë aty ku flitet dhe punohet gënjeshtra dhe nuk bëjnë dëshmi të rreme).’’ [Sure Furkan 72]

@AdelinaKucana