Mesuese Adelina e di qe je shume e zene kete periudhe por une do te doja te na jepje disa keshilla si te bejme daua me familjaret tane.
Udhezimi eshte vetem prej Allahut …por ne e dime qe eshte detyre e cdo muslimani thirrja dhe perhapja e islamit, por kemi nevoje per nje pergatitje ose disa keshilla per te patur sukses me lejen e Allahut.
Besoj se kjo eshte teme e gjere, por kur te keni mundesi na permblidhni dicka.
Allahu ta shperblefte me te mira dhe ta shtofte dijen e dobishme.
📌Pergjigje nga Adelina Kuçana.
Falënderimi I takon Allahut, paqja dhe bekimi I Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed dhe mbi familjen, shokët e tij dhe të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Thirrja ne Islam e pjesetareve te familjes eshte nder detyrat me te rendesishme per nje musliman, duke zbatuar keshtu urdherin e Allahut tek thote:
(وَأَنْذِرْ عَشِيرَتَكَ الْأَقْرَبِينَ)
“Dhe ti paralajmëroje farefisin tënd më të afërm” [Sure Ash-Shu’ara: 214]
Dhe nuk ka dyshim qe thirrja apo daveti eshte detyre e veshtire dhe nje perpjekje qe duhet te jete e vazhdueshme, por in sha Allah behet e lehte atehere kur qellimi eshte shpetimi i njerezve me te dashur nga humbja dhe udhezimi i tyre ne driten e Islamit.
Sado qe te flasesh per kete teme nuk do te mjaftonte, por do te jap disa keshilla, te cilat in sha Allah do te jene vertet ndihmuese ne kete rruge:
1- Behu ti shembull i mire i Islamit.
Familja jote shikon ne moralin dhe sjelljen tende Islamin dhe per çdo gje qe vepron mundohu te jete pasqyre e moralit Islam… Kujdes qe te mos jesh prej atyre te cilet Allahu i pershkruan ne Kuran:
(أَتَأْمُرُونَ النَّاسَ بِالْبِرِّ وَتَنْسَوْنَ أَنْفُسَكُمْ)
“Vallë, a po i urdhëroni ju njerëzit që të bëjnë të mira, e veten po e harroni…”
[Sure Al-Bekare: 44]
Sjellja dhe morali flasin me shume per Islamin sesa mijera fjale qe do te mundohesh t’i perzgjedhesh, keshtuqe permiso sjelljen dhe moralin tend duke qene keshtu shembull i mire per Islamin.
2- Nuk ka dyshim qe pas sjelljes dhe moralit vjen te folurit me fjale te embla dhe te buta…
Kujdes! Mos flit ashper, sepse ashpersia mund te shtoje me teper kryeneçesine e atij qe e fton, por zgjidhi fjalet me te buta, sepse vertet te folurit bute e zbut zemren.
Dhe gjithnje njeriu sado i eger apo i ashper te jete tek degjon fjale te buta dhe te embelta zbutet dhe afrohet dhe deshiron te degjoje kete butesi.
Allahu tek urdheroi Musain dhe Harunin -alejhi selam- per te vajtur tek Firauni dhe per ta ftuar ate i urdheroi qe t’i flisnin bute:
( فقولا له قولا لينا لعله يتذكر أو يخشى)
“Dhe flitni atij fjalë të buta, që të këshillohet apo të frikësohet”. [Ta ha: 44]
3- Njohja e personalitetit dhe mentaliteti i njeriut qe e fton ne Islam eshte shume e rendesishme.
Po te arrish te kuptosh mentalitetin e tij vertet qe ke gjetur nje çeles per te hapur porten e komunikimit me te.
Dijetaret e kane perngjasuar ftuesin me doktor, ndersa njeriun qe e fton ne Islam e kane perngjasuar me nje te semure qe duhet ta dish semundjen e tij ne menyre qe ti japesh ilaçin e duhur.
4- Gjeja me e rendesishme qe duhet tu flasesh ne fillim eshte akidja e paster dhe rendesia e teuhidit.
Profeti -salallahu alejhi ue selem- qendroi 13 vite ne Meke dhe ftoi ne Teuhid, keshtuqe gjate ketyre viteve besimtaret e ndertuan teuhidin e paster ne zemrat e tyre dhe diten e Çlirimit te Mekes thyen idhujt per te pastruar Qaben nga to, nderkohe qe ne fillim ishin thyer ne zemrat e tyre.
Nuk ka vlere asnjehere adhurimi pa pasur akiden e paster; keshtuqe gjeja e pare ne te cilen duhet ftuar eshte teuhidi, gje te cilen e kemi shtjelluar edhe ne mesimet e Akides qe kemi bere bashke.
Duke mos harruar tju ve ne dije qe edhe Shejh Albani – Allahu e mëshiroftë – ka nje liber te titulluar:
التوحيد أولا يا دعاة اﻹسلام
“Teuhudi ne fillim o thirres te Islamit”
Dhe ky liber eshte perkthyer dhe botuar ne gjuhen shqipe.
5- Sabri dhe durimi gjate davetit.
Te mos shpejtosh ne frutet e davetit tend…
Bej durim! E rendesishme eshte qe ti je perpjekur me menyrat me te mira per tia prezantuar Islamin, ke thene te verteten:
(وقل الحق من ربكم فمن شاء فليؤمن ومن شاء فليكفر)
“Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti yt. Kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë” [Kehf: 29]
Keto ishin disa keshilla, te cilat mendoj qe jane te rendesishme per nje person qe gjithnje ti kete parasysh gjate davetit te tij.
Lus Allahun qe te jape sukses ne dhe ju ne çdo gje qe Ai eshte i kenaqur! Te na i udhezoje te dashurit tane, sepse vertet Ai udhezon ke don; dhe kedo qe e udhezon Allahu ska kush humb.