Ëndërrat e besimtarit

dreamsTransmetohet nga Ebi Hurejra –radiallahu anhu- se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nëse afrohet koha nuk do përgenjështrohen ëndërrat e besimtarit. Ëndërrat e besimtarit  janë pjesë nga 46 pjesë e profetësisë dhe ajo që është prej profetësisë nuk përgënjeshtrohet”

Tha Muhamed:  edhe unë e them këtë. Tha : Thuhet që ëndërrat janë tre llojesh: të folurit me veten, tembje nga shejtani dhe përgëzim nga Allahu. Nëse  ndonjëri prej jush sheh ndonjë gjë që e urren të mos ia tregojë askujt atë që pa (në ëndërr) dhe le të ngrihet dhe të falet. Tha: (Nëse shikonte në ëndërr) Lidhjen e duarve në qafë e urrente këtë dhe i pëlqente (nëse shikonte) lidhjen e këmbëve. Thuhej që lidhja e këmbëve shpjegohej më përqëndrim në fe””

[Transmeton Buhariu (7017), Muslimi (2263)]

Shpjegimi i hadithit:

“Nëse afrohet koha” ka tre thënie për kuptimin e saj:

  1. Ka për qëllim kohën e fundit dhe afrimin e Ditës së Kijametit, e përforcon këtë hadithi i Profetit -salallahu alejhi ue selem-: “Në kohën e fundit ëndrra e muslimanit nuk do të përgenjështrohet”
  2. Ka për qëllim afrimin e ditës dhe natës dhe kjo është koha e barazisë së tyre (dita dhe nata janë të njëjta në gjatësinë kohore).
  3. Ka kuptimin e hadithit të Profetit –salallahu alejhi ue selem-: “Do të afrohet koha derisa të jetë viti sa një muaj, muaji sa një javë, java sa një ditë dhe dita sa një orë” pra, ka për qëllim shkurtimin e kohës.

Thënia më e saktë nga këto tre thënie është thënie e parë, këtë e zgjodhi Ibn Haxher dhe Ibn Uthejmijn –Allahu i mëshiroftë-.

“Nuk do të përgënjeshtrohet ëndrra e besimtarit dhe më i sinqerti nga ju në ëndrra është më i sinqerti nga ju në fjalë” tregon për vërtetësinë e ëndrrave dhe mohimin e gënjeshtrës nga ato.

Pyetje: Si mund të jetë ëndrra pjesë e profetësisë ndërkohë që profetësia është ndërprerë me vdekjen e Profetit –salallahu alejhi ue selem-?

Përgjigjja për këtë pyetje është: se ëndrra e Profetit është pjesë  në të vërtetë e Profetësisë, ndërsa ëndrra e çdokujt tjetër është pjesë nga profetësia në mënyrë metaforike.

Pyetje: Cila është urtësia e lidhjes së vërtetësisë së ëndrrës së besimtarit në kohën e fundit?

Besimtari në atë kohë do të jetë si i panjohur, i çuditshëm mes njerëzve ashtu siç ka thënë Profeti –salallahu alejhi ue selem-: “Ka filluar Islami si i  çuditshëm (si diçka e panjohur) dhe do të kthehet i tillë i çuditshëm” dhe nuk do të ketë ndihmës apo shoqëri dhe për këtë arsye e nderon Allahu me ëndrra të vërteta për tia larguar sado pak vetminë.

“Dhe e dua lidhjen (me zingjirë) në gjumë dhe e urrej mllefin (inatin), lidhja në ëndërr është përqëndrim në fe” E don lidhjen, sepse vendi i tij është në këmbë dhe është ndalim nga gjynahet, të këqijat dhe padrejtësitë, ndërsa e urrei gilin, sepse vendi i tij është në qafë dhe Allahu lajmëroi se kjo është veçori e banorëve të xhehenemit.

“Të lidhurit është përqëndrim në fe” e shpjegoi të lidhurit me përqëndrim në fe, sepse i lidhuri me zingjirë nuk ka mundësi të ecë dhe të lëvizë, kështuqë simbolizoi me këtë besimin, i cili e ndalon besimtarin nga të ecurit në të pavërtetën.

Përfitohet nga ky hadith:

1.    Roli i ëndrrave

Vërtetë që ëndrra ka pasur rol të rëndësishëm para Islamit dhe në Islam. Me anë të ëndrrës që shpjegoi Jusufi-alejhi selem- doli nga burgu dhe arriti të zotërojë post të lartë. Gjithashtu na tregon Allahu në Kuran ëndrrën e Ibrahimit –alejhi selem- për ta therur të birin dhe ëndrrat e Profetit-salallahuue selem-të cilat iu vërtetuan.

2.    Kategoritë e njerëzve në ëndërra.

Njerëzit në ëndërra ndryshojnë në kategori të ndryshme dhe të shumta, por do t’i përmbledhim në pesë kategori:

  1. Profetët dhe të dërguarit. Ëndrrat e tyre janë të gjitha të vërteta.
  2. Të drejtët nga besimtarët. Shumica e ëndrrëve të tyre janë të vërteta, dhe mund të ndodh në to gjëra që nuk kanë nevojë për shpjegim.
  3. Muslimanët të cilët janë të ruajtur nga gjynahet. Ka prej ëndrrave të tyre të vërteta dhe ka prej tyre të rreme, pothuajse në shkallë të barabartë.
  4. Të pabindurit, rebelët. Janë të pakta ëndrrat  e tyre që të jenë të vërteta.
  5. Jobesimtarët. Rrallë mund të jenë ëndrrat e tyre të vërteta dhe shumica e këtyre ëndrrave janë frymëzime nga shejtani.

3.    Ndryshimi mes ëndrrave dhe vizioneve

Njeriu në gjumë mund të shohë gjëra që janë të vërteta dhe gjëra që nuk janë të tilla, të cilat quhen vizione ose ëndrra të rreme. Secilën prej tyre e sheh njeriu në gjumë, por në përgjithësi atë që sheh njeriu me përmbajtje të mirë quhet ëndërr dhe atë që sheh me përmbajtje të keqe quhet vision ose ëndërra të rreme, të gënjeshtra. Ka thënë Profeti –salallahu alejhi ue selem-: “Ëndrra është prej Allahut, ndërsa vizioni është prej shejtanit”

4.    Etika nëse sheh ëndërrave të këqija

Thotë Profeti –salallahu alejhi ue selem-: “Nëse ndonjëri prej jush sheh ndonjë gjë që e urren le të kërkojë nga Allahu që ta ruajë  prej të keqes së saj dhe prej shejtanit, të pështyjë nga e majta e tij tre herë, dhe të mos i tregojë asnjëriu për këtë që ka parë, sepse më të vërtetë (nëse vepron kështu) ajo që ka parë në ëndërr nuk ka për ta dëmtuar” [Transmetoi Buhariu dhe Muslimi]

Në një transmetim tjetër shtohet: “Dhe le të ndryshojë anën në të cilën ishte (i shtrirë)” (nëse ishte në të majtë të kthehet në të djathtën).

Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: “Le të ngrihet dhe të falet dhe mos t’i tregojë askujt për këtë ëndërr”

– Përfitohet nga të gjitha transmetimet që përmendem se:

  1. Të kërkojë nga Allahu mbrojtje prej të keqes së ëndrrës dhe prej shejtanit, tre herë. (Eudhu bilahi min sherihe ue min sheri shejtan)
  2. Të pështyjë nga ana e majtë e tij, tre herë.
  3. Të ndryshojë anën në të cilën ishte i shtrirë.
  4. Të mos i tregojë askujt për këtë ëndërr.
  5. Të mos kërkojë shpjegimin e saj nga njerëz që nuk kanë njohuri për shpjegimin e ëndërrave. Argument për këtë është  hadithi i Profetit –salallahu alejhi ue selem-: “Mos i tregoni ëndërrat e juaja vetëm se njohësit (të shpjegimit të ëndërrave) ose këshilluesit
  6. Të ngrihet dhe te falet.
  7. Pasi ka vepruar të lartpërmendurat të ketë besim të plotë se kjo ëndërr nuk do ta dëmtojë atë.

Perktheu: Adelina Kuçana Allkoçi

Leave a comment