❓Pyetje.
Selam alejkum. Pyetje. A lejohet tia jap prinderve zekatin dhe sa duhet te jap per 6 miljon lek qe i mbaj ne banke(pa interes).?!nese po,a duhet tua jap leke apo mund tu blej ndonje gje me to?Allahu ta shperblefte mesuese.

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana :
Ue alejkum selam!
Femijet e kane detyre qe ti mbajne prinderit e tyre dhe tua plotesojne nevojat, në mënyrë që të mos jene prej atyre qe e meritojnë zekatin.
Zekati lejohet tu jepet prinderve; vetem nese femija nuk e ka neglizhuar detyrimin qe ka ndaj prinderve per ti mbajtur dhe per tua plotesuar nevojat, por mund te ndodh qe prinderit mund te kene borxhe; atehere lejohet qe tu jepet zekat per shlyerjen e borxhit.
Ne rastin konkret te pyetjes 6 miljon perqindja qe duhet te jepet zekat eshte 2, 5% qe i bie : 150000 (150 mije) leke. Dhe nga ky zekat i jepet vetem aq sa kane nevoje per larjen e borxhit.
Zekati gjithnje jepet shumë lekesh.