Martesa me të krishterë

❓Selam alejkum mesuese lus Allahun qe te jesh mire a Pranohet te martohem me nje njeri katolik edhe Pse thot ndryshoj fene per ty Po Pa e dit familja e tij a lejohet
📌 Pergjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut.

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Ue alejkum selam!
Nuk lejohet që muslimania të martohet me katolik, sepse Allahu e ka ndaluar martesën e muslimanes me jobesimtarët dhe  idhujtarët.

Allahu thotë në Kuran:
( وَلا تُنْكِحُوا الْمُشْرِكِينَ حَتَّى يُؤْمِنُوا وَلَعَبْدٌ مُؤْمِنٌ خَيْرٌ مِنْ مُشْرِكٍ وَلَوْ أَعْجَبَكُمْ أُولَئِكَ يَدْعُونَ إِلَى النَّارِ وَاللَّهُ يَدْعُو إِلَى الْجَنَّةِ وَالْمَغْفِرَةِ بِإِذْنِهِ وَيُبَيِّنُ آيَاتِهِ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ )
“Mos u martoni as me idhujtarë deri që ata të besojnë (Zotin). Një rob besimtar është më i vlefshëm se idhujtari edhe nëse ai ju mahnit. Ata ju ftojnë për në zjarr, e All-llahu me mëshirën e vet ju fton për në Xhennet, për në shpëtim dhe u sqaron njerëzve argumentet e veta, ashtu që ata të përkujtojnë.” [Bekare: 221]

Të gjithë dijetarët muslimanë kanë mendim unanim që nuk lejohet që muslimania të martohet me jomusliman (jobesimtarë: katolik, çifut, mexhus, idhujtarë…etj), sepse

pozita e Islamit është e lartë, asgjë nuk është sipër saj.

Dhe burri duhet te kete sovranitetin e tij mbi gruan dhe nuk lejohet qe kjo muslimane të jetë në sovranitetin i një jomuslimani, sepse Islami është feja e së vërtetës dhe çdo fe tjetër është fe e humbur dhe e së kotës.

Dhe në qoftë se një muslimane martohet me një jomusliman (jobesimtar) duke e njohur gjykimin që kjo martesë nuk lejohet, ajo ka bërë gjynah dhe kjo martesë është e pavlefshme. Por nëse është martuar pa e ditur gjykimin që kjo martesë nuk lejohet,  duhet të ndahet nga ai dhe nuk ka nevojë për divorc, sepse kjo martesa siç thamë edhe më lart është e pavlefshme.

Duhet që muslimania, të cilën Allahu e ka nderuar me përqafimin e Islamit te bindet dhe të zbatojë dispozitat e fesë së saj dhe të jetë krenare me Islamin. Allahu thotë:
( من كان يريد العزة فلله العزة جميعا )

“Kush dëshiron krenarinë (le ta dijë) e tërë krenaria i takon All-llahut” [Fatir: 10]
Nëse ai bëhet musliman me zgjidhjen dhe dëshirën e tij, dhe fillon te praktikojë Islamin dhe të llogaritet në rradhët e muslimanëve, nuk ka asgjë të keqe që të martohesh më të pas hyrjes së tij në Islam nëse kujdestari yt (babai) pranon këtë martesë. Duke mos harruar se Profeti -alejhi selam- ka thënë që muslimania të zgjedhë për burrin e saj të ardhshëm atë musliman që ka fe dhe moral të mirë.