Shkrimi i duarve me kena

Es selamu alejkum msuse kam nje pytje ne lidhje me vizatimin e duarve me kena a lejohet apo komsiderohet si lloj tatuazhi !? Nese lejohet a ka ndonje argument po ashtu edhe nese ndalohet a ka ndonje argument ,dhe a pranohet abdesi nese ke duart e vizatuara me kena?
Allahu te ruajt dhe te shperbleft.

Përgjigje nga Adelina Kuçana.
Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

Ue alejkum selam!

🌱Se pari: Zbukurimi i duarve me këna është i lejuar për femrat, por duhet patjeter te plotesoje kushtet e mëposhtme:

1- Që këtë zbukurim mos ta shohe askush prej burrave të huaj.

2- Ky zbukurim mos të jetë vizatim i ndonjë prej gjallesave, frymorëve apo e diçkaje që mund të shpresohet të ketë ndonjë dobi apo mbrojtje nga ndonjë dëm i caktuar.

3- Te mos shkruhen apo vizatohen ajete të Kur’anit (apo fjalë ku përmendet Allahu, sepse ky eshte nënçmim i Kur’anit dhe emrit te Allahut).

🌱 Se dyti: Dijetarët kanë thënë se lyerja e duarve me këna është mustehab (e pëlqyer) duke plotesuar kushtet e lartpermendura.

🌱 Së treti: Vendosja e kenase ne duart qofte edhe vizatimi i tyre me kena, pas largimit te kenase dhe mbetjes se ngjyres se saj abdesi eshte i saktë, sepse nuk e pengon depertimin e ujit.

Allahu e di më së miri.