Falja namazeve

❓selam alekum motra kisha ni pyetje nese mundet nese ke fal sabahin dreken iqindija dha akshami te kane ngel (pa u falur) fal jacin farzet e ketyre namazeve te ngelura, motra tma sqaroni nese mundet, a para namazit te jacis i fal farzet qe kan ngel apo e fal sunetet e jacis farzin e jacis pastaj kto qe kane ngel pastaj sunetin dhe selati vitrin e dikush thot sunetin farzin sunetin ata qe tkan ngel e pastaj selativitrin ma sqaroni motra se jemi nje grup grash dikush ashtu dikush keshtu presem pergjigje zoti ua shperbleft me te mirat e dunjas e te ahiretit

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.

Ue alejkum selam!

🌱Së pari: Namazet duhen falur ne kohen e tyre te percaktuar, sepse eshte nder kushtet e faljes se namazit hyrja e kohes se tij. Allahu thote:

(فَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ ۚ إِنَّ الصَّلَاةَ كَانَتْ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ كِتَابًا مَوْقُوتًا)

“Faleni namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.” [Sure Nisa’ 103].

🌱Së dyti: Nëse këto namaze te kane kaluara pa u falur per arsye fetare, si psh gjumi apo harresa duhen falur menjehere pasi te kujtohesh.
Duke u bazuar ne hadithin e Profetit -alejhi selam-:
“Kush harron të fal namazin ose ka fjetur ne kohën e tij, demshperblimi i kësaj eshte qe ta fale kur ta kujtoje” (Mutefekun alejhi).
Ne kete rast duhet që ti falë sa më shpejt keto namazet dhe eshte mire të marrë parasysh radhitjen mes namazeve, nëse falet në shtëpi, fillon me namazin e ikindisë, pastaj të akshamit, pastaj namazin e jacisë dhe pas farzit tê jacisë fal sunetet rauatib te jacise qe janë dy rekate.

🌱Së treti: Persa i perket lënies së namazit pa arsye dijetaret kanë rënë në kundershtim qe a falen kaza keto namaze më pas apo jo?

🔺Shumica e dijetarëve thonë ai që e lë namazin pa e falur në kohën e tij pa asnjë arsye fetare ai ka bërë nje gjynah të madh dhe duhet te pendohet tek Allahu per kete vepër dhe e ka detyre qe ta falë kaza.

🔺Ndersa shejhul- Islam Ibn Tejmijeh -Allahu e mëshiroftë-, Ibn Hazem dhe disa perfaqesues të medhheb Shafiut thone se namazi i lëne pa u falur ne kohën e tij pa asnje arsye nuk eshte detyre falja e tij kaza dhe nese e fal nuk i pranohet, sepse ai e vonoi faljen e namazit ne kohen e tij pa asnje arsye; keshtuqe nuk i pranohet. Dhe urdhëri ështe per ta kryer në kohen e përcaktuar dhe nëse njeriu falet perpara se te futet koha e namazit nuk i pranohet keshtu edhe nese e fal pas mbarimit te kohes se saj. Dhe nuk kemi asnje argument fetar qe deshmon per detyrimin e kryerjes kaza te namazeve qe nuk i ka falur ne kohe.
Allahu thotë në Kuran:

{فَوَيْلٌ لِلْمُصَلِّينَ * الَّذِينَ هُمْ عَنْ صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ} [الماعون:4،5]

“Mjerë për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm (duke i vonuar nga koha e percaktuar pêr falje) [Maun: 4, 5]

🍃 Dhe ky mendim është edhe fetvaja qe ka dhëne “Komisioni i përhershëm për fetvate” ne Saudi:
“Kush e le agjerimin dhe namazin me qellim (pa arsye fetare) dhe ai eshte i madh ne moshë (llogaritet i detyruar fetarisht pasi ka arritur moshën e pubertetit) nuk e ben kaza ate qe e ka lene, por duhet te pendohet dhe te kthehet tek Allahu me pendim duke shtuar sa me shume vepra te mira, lutje dhe shtimin e sadakave…”

🌱Së katërti: Në pyetje është përmendur falja e sunetit te jacisë dhe përmendem më lart se sunetet e jacisë, që quhen rauatib, janë pas farzit të jacisë dhe nuk ka sunete rauatib para farzit te jacise.

Ndersa vitrin nese ke frike se nuk ngrihesh per namaz nate e fal vitrin para se të flesh gjumë bazuar ne hadithin e Ebi Hurejres – Allahu qofte i kenaqur me te-
( أوصاني خليلي بثلاثٍ : صيامِ ثلاثةِ أيامٍ من كل شهر ، وركعتي الضحى ، وأن أوتر قبل أن أنام ”

“Me ka porositur i dashuri im per tre gjera: agjerimi i tre diteve ne muaj, dy rekate te duhase dhe falja e namazit të vitrit para se te fle”. [Transmeton Buhariu 1981]

Dhe Allahu e di më së miri.