Surja en-Nas

imagesCA4NCF28Me të vërtetë Allahu ka hapur Librin e Tij të shenjtë, Kuranin, me lutje dhe e përfundoi me lutje. Surja “Fatiha” e cila është surja e parë me të cilën fillon Kurani përmban lutje drejtuar Allahut me kërkesat më madhështore dhe me qëllimet më të larta, e cila është lutja Allahut të Plotfuqishëm për udhëzimin në rrugën e drejtë dhe duke e ndihmuar për të adhuruar dhe për t’u bindur Atij. Surja “En-Nas “e cila është surja e fundit e Kuranit përmban lutje, dhe kjo për t’u mbështetur Allahut të Plotfuqishmit nga e keqja e vesvesit pëshpëritës (shejtanit) që tërhiqet (kur përmendet Allahu duke kërkuar mbrojtjen e Tij), i cili pëshpërit në zemrat e njerëzve, (qoftë ky pëshpëritës) nga xhindet dhe njerëzit.
Nuk ka dyshim se hapja e Kuranit me lutje dhe mbyllja e tij me lutje është dëshmi e rëndësisë së madhe që ka lutja dhe se lutja është shpirti i adhurimit dhe thelbi i saj. [Fikh Eld’ijah uel-adhkar i Abdur- Razak Al- Badr, Kataful-afanijn]
Ka thënë Mubarakfori në “Tuhfatul-Ah’udhi”: “Lutja është truri i adhurimit. Truri (në gjuhën arabe thuhet mukh) që ka kuptimin: palca e kockave, truri, lobi i syrit dhe sinqeriteti, pastërtia e çdo gjëje. Kjo do të thotë që lutja është thelbi i adhurimit dhe më e sinqerta prej saj, sepse ai që lutet Allahut i lutet atëherë kur i është ndërprerë shpresa me të tjerët dhe kjo është Njehsim dhe besnikëri e vërtetë dhe nuk ka adhurim mbi to”.

 

Përktheu: Adelina Allkoçi

Leave a comment