Selam alejkum
Kisha dhe një pyetje përgjigjen e së cilës mund të ma japësh tek grupi në lidhje me mallkimet.
1. A lejohet të hahet ushqimi i një fshatari që mallkon shumicën më të madhe të kohës?
2. A është i justifikuar mallkimi me pretekstin
”Mos e bëj veten qe te te mallkojnë” Pra a lejohet qe një besimtar/e të mallkojë një tjetër me këte pretekst?
3. A lejohen të hahen produktet e qumështit të një kafshe që e mallkon i zoti gjithë kohën?
📌 Pergjigje nga Adelina Kuçana :
Ue alejkum selam.
Së pari: Mallkimi nuk lejohet të thuhet nga njē musliman jo vetëm kundër muslimanëve, por as kundër bagëtive ose çdo prone tjetër që e posedon, sepse fjala mallkim është e shëmtuar, dhe kuptimi i saj është largim nga Mëshira e Allahut dhe nuk lejohet që të thuhet nga një musliman. Besimtari musliman nuk është mallkues, as fyes, as nuk flet me fjalë të pahijshme. Edhe nëse personi mallkon ushqimi i tij hahet, sepse origjina e ushqimit eshte hallall, e lejuar.
Së dyti: Nuk justifikohet mallkimi me këtë preteks, por siç e thamë është haram mallkimi i besimtareve apo i kafshëve.
Së treti: Nëse kafsha mallkohet nuk është e ndaluar ngrënia e mishit, apo produkteve te qumështit të saj, sepse origjina është lejimi i ngrënies së mishit dhe përfitimit nga kjo kafshë.