Së bashku drejt një jetë të lumtur

525603_362347507145791_955297489_nAllahu krijoi burrin dhe gruan për të krijuar familje e bazuar në dashuri dhe mëshirë dhe për të qënë secili prej tyre prehje për njëri-tjetrin. Ndërkohë që e ngarkoi burrin me detyrime dhe detyra që nuk i ngarkoi me to gratë: ndër to furnizimi i familjes së tij me ushqime, banesë dhe veshmbathje. Dhe për këtë burri punon dhe lodhet për t’i siguruar familjes së tij nevojat e duhura saqë detyrohet të largohet nga familja e tij të punojë ndoshta edhe gjithë ditën duke mos e parë familjen e tij.  Shumë prej grave harrojnë se ato janë pjesëmarrëse në shpërblim dhe në punën që kryen bashkëshorti i saj nëse ajo i qëndron pranë atij duke i dhënë guxim dhe duke i përgatitur një atmosferë të qetë gjatë kthimit të tij në shtëpi. Kjo harresë ose neglizhencë nganjeherë lë pasoja në jetën bashkëshortore, saqë mund të krijojë edhe boshllëk në lidhjen mes tyre. Duke harruar këtë gruaja e shikon punën e bashkëshoritt të saj si një pengesë në jetën e tyre, kështuqë fillojnë:

–         Ankesat e shumta drej tij, sepse puna e tij e len kohë të gjatë larg familjes dhe shpesh dëgjojmë shprehjet: “Ngele gjithë ditën në punë larg familjes tënde”.

–         Kërkesat e shumta prej saj pa marrë parasysh mundësitë e tij.

–         Fillon dhe krahason jetën e saj me jetën e njerëzve të tjerë.

–         E pret burrin e saj pas kthimit të tij në shtëpi e mërzitur, gjithë hundë e buzë, për shkak të vonesës së tij….e shumë veprime të tjera që nuk do të mjaftonin faqe të tëra për t’i përmendur.

Ndërsa ajo që kërkohet nga një grua e mirë dhe e devotshme për të arritur një jetë të lumtur është:

–         Të bësh dua Allahut që t’i japë sukses atij dhe ty.

–         Ta përkujtosh atë për mirësitë që Allahu ua ka dhënë dhe përkujtimi për shpërblimin që ai merr duke punuar përt’ia siguruar të ardhurat familjes së tij.

–         Të kërkuarit e gjërave të domosdoshme në kohë kur ai nuk është i lodhur dhe duke mos e tepruar në kërkesa.

–         Kujdesi për fëmijët dhe mosankesa për ta tek ai, apo marrja në telefon sa herë që fëmijët e bezdisin.

–         Pritja e tij në shtëpi në mënyrën më të mirë dhe duke shprehur në fytyrë gëzimin dhe lumturnë tënde për kthimin e tij.

–         Ndihma e tij në disa punë që ke mundësi ta ndihmosh dhe tia lehtësosh barrën.

–         Durimi dhe mosankimi për çdo gjë që ndodh sado e vogël qoftë ajo.

–         Sinqeriteti me të dhe në veçanti për gjërat që ndodhin dhe ai nuk është present.

–         Sjellja e mirë me të: të durosh gabimin e tij nëse gabon, ta bësh të gëzohet nëse është i zemëruar dhe ta bësh të ndjejë respektin tënd ndaj tij dhe dashurinë që ke për të.

Nuk ka dyshim që ne jemi njerëz dhe patjetër që ka momente dobësie dhe mund të ndodhë ndonjë keqkuptim apo mosmarrveshje, por e rëndësishme është se si t’i zgjidhim këto mosmarrveshje pa u kthyer në probleme që shkaktojnë prishjen e familjes.

Disa këshilla që duhen pasur parasysh gjatë ndonjë keqkuptimi apo mosmarrveshje:

  1. Largohu nga diskutimi nëse është i zemëruar derisa të qetësohet dhe të largohet zemërimi.
  2. Përdor stilin e bashkëbisedimit për njohjen e problemit dhe  jo të debatit.
  3. Mos e ndërpre gjatë të folurit dhe dëgjoje me vëmendje dhe me respekt.
  4. Shfaq ndjenjat e mira që secili prej jush e don njëri-tjetrin, por dëshiron zgjidhje të mosmarrveshjes.
  5. Mos ngulmo në atë që kërkon se ngulmimi i secilit prej jush në atë që kërkon mund ta keqësojë situatën dhe mund të arrijë deri në divorc.

Së fundi: mos harro që ti je e bekuar derisa Allahu të ka furnizuar me një bashkëshort që përpiqet ta bëjë të lumtur familjen e tij duke punuar kështuqë qëndro pranë tij dhe ndihmoje që të dy së bashku drejt një jetë të lumtur.

Adelina Kuçana Allkoçi

Leave a comment