Mbulimi i enëve natën

❓A eshte e vertete se te enet e pa mbuluara shejtani çon semundje nje nat te vitit?

📌Përgjigje nga Adelina Kuçana Falenderimi i takon Allahut.

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Është transmetuar hadith i saktë se Profeti alejhi selam ka thënë:
“Mbuloni enët tuaja dhe vini tapa në shishe, sepse gjatë vitit është një natë kur lëshohen sëmundjet ngjitëse dhe ndalen në çdo enë të pambuluar” (transmeton Muslimi: 2014)
Nga ky hadith kuptojme se vertetë ka sëmundje që zbresin në një natë gjatë vitit ne ato enë qe nuk janë të mbuluara, me Caktimin e Allahut dhe ne kujdesemi qe gjithnje ti mbulojme keto ene duke qene se kjo nate eshte e panjohur per ne.

Dhe shejtani nuk zbret asnje semundje, sepse nuk eshte ne fuqine e tij…
🔸Dobi
Ka disa dobi qe permenden ne mbulimin e enëve janë:
– Mbrojtja e enëve ne te cilat ka ushqim ose ujë nga shejtani, sepse ai nuk zbulon enët e mbuluara.

– mbrojtja nga semundjet  (epidemive), të cilat zbresin në një natë gjatë vitit.

– ruajtja e këtyre enëve nga papastërtitë dhe mikrobet.

– mbrojtja nga insektet dhe parazitët.