Produktet me xhelatine

❓selamu alejkum mesuese e dashur. Jam shtatzene dhe mjekja me ka shkruar disa vitamina ti perdori mirpo ne permbajtjen e tyre kishte edhe gjelatin alimentare. A eshte e ndaluar ti perdori kto lloj vitamina? Allahu ju shperbleft per mundin dhe punen qe beni per neve. Ju dua per hir te Allahut edhe pse asnjeher sju kam par ke vend te veqant ne zemren time. Allahu ju dasht.

📌Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

Ue alejkum selam!
Lus Allahun qe ta plotësojë shtatêzaninê tënde dhe tê furnizoftë me pasardhês të hajrit.

Se pari duhet të dihet se shkencërisht xhelatina merret (nxirret) prej bimëve, prej kafshëve.

🌱Nëse produkti: vitaminat, kapsulat kanë xhelatinë prej bimëve është e lejuar të përdoret dhe nuk ka asgjë të keqe.

🌱Ndërsa nëse xhelatina është prej kafshëve, atëherë këtu duhet të sqarohet lloji i kafshës nga e cila merret kjo xhelatinë:

🍂 Nëse xhelatina merret prej kafshëve të cilave u hahet mishi dhe janë prerë sipas sheriatit është e lejuar përdorimi i tyre.

🍂Po kështu është e lejuar edhe xhelatina e mishit të kafshëve të lejuara të cilat i therrin ithtarët e librit ( të krishterët dhe çifutët) nëse vërtetohet se ata i therin sipas rregullave fetare të therjes këto kafshë e nuk i mbysin ato.

🍂Nëse xhelatina merret prej kafshëve të ngordhura ose prej atyre të cilat bëhet mbytja e tyre dhe jo therja sipas rregullave fetare tê therjes, ashtu siç ndodhë sot në shumë vende përëndimore, nuk lejohet përdorimi i atij produkti.

🍂Nuk lejohet përdorimi i xhelatinës që nxirret nga ato që janë haram si: lëkura dhe kocka e derrit, si dhe nga çdo kafshë apo lëndë tjetër e ndaluar.

🍂Nëse është prej produkteve të muslimanëve dhe tregon se ka xhelatinë të kafshëve, lejohet ngrënja e saj me lejen e Allahut.

🍂 Nëse është prej kafshêve të detit, gjahu i detit dhe ushqimi me origjinë detare është i lejuar.

Allahu e di më së miri!

Të dashtë Ai për të Cilin Ti më don!