Koha e namazit te sabahut…….

❓Pyetje

Deri ne cfare momenti quhet sabahi i falur ne kohe?a lejohet te falesh ne te njejten kohe qe eshte lindja e diellit ne kalendar?

 

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut.

Koha e namazit të sabahut fillon me lindjen e mëngjesit të vërtetë, [agimit të vërtetë] dhe zgjat deri në lindjen e diellit.
Nëse ke filluar faljen e namazit para kohës së lindjes së diellit pesë minuta, apo sado e vogël të jetë koha para lindjes së diellit, ti e ke arritur faljen e namazit të sabahut në atë kohë, duke u mbështetur në hadithin e të Dërguarit të Allahut, alejhi selam, në të cilin thotë:
“Kushdo që e kap (arrin) një rekat nga namazi i sabahut para lindjes së diellit, e ka arritur namazin e sabahut (faljen e tij në kohë).
[Mutefikun alejhi]

🌱Nëse zgjohesh nga gjumi para daljes së kohës së namazit në kohë të shkurtër, duhet të nxitosh të falesh namazin në këtë kohë që ka mbetur, e arrin apo jo kohën e namazit të sabahut dhe ky është mendimi i shumicës së dijetarëve dhe është mendimi i saktë.
🌱 Nese je ngritur nga gjumi në kohën e lindjes së diellit lejohet të falet namazi farz, nuk lejohet falja e namazeve nafile gjate kohes se lindjes së diellit.

🌱Muslimani duhet të kujdeset për faljen e namazit në kohën e tij, sepse Allahu thotë:

( إِنَّ الصَّلَاةَ كَانَتْ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ كِتَابًا مَوْقُوتًا)
“Namazi është obligim (në kohë) i caktuar për besimtarët.” [Nisa: 103] dhe mund të marrë shkaqet që e ndihmojnë në zgjimin nga gjumi per ta falur namazin në kohën e tij.

Allahu e di më së miri!