Kuptimi i jetës

Kuptimi i jetesAVYBF70CA03MUX2CAJEYJLLCA4R3FRDCAV99V1UCAH9ML03CA7NIYYNCAPZ3ANKCAYJIYQMCAYJ50K6CA77N6K2CANIOOASCAM16BNXCA373BT8CA51F170CADZ53HRCA52RN3H

Kjo jetë në të cilën ne jetojmë nuk është e përhershme. Shumë njerëz kanë qënë pranë nesh, kanë folur me ne, kanë jetuar jetën e kësaj dynjaje, por nuk ka largim nga vdekja, ashtu siç thotë Allahu në Kuran:

“Kudo që mund të jeni, vdekja do t’ju kapë, edhe nëse mund të jeni në fortesë të sigurt e të lartë!” [En-Nisa:78]

Ku janë mbretërit e botës, ku janë trimat që janë shquar në historitë e botrave, ku janë “figurat e shquara të popujve”? Të gjithë kanë pasur një përfundim të njëjtë: të gjithë kanë vdekur dhe të gjithë ne do të vdesim, kjo është një e vërtetë e padyshimtë për të gjithë shtresat e njerëzimit, ashtu siç Allahu thotë:

“Sigurisht që ti (Muhamed) do të vdesësh dhe padyshim që edhe ata do të vdesin” [Ez-Zumer:30] Derisa e kuptuam që kjo jetë ka një fund që quhet vdekje, a ja vlen që të kalohet vetëm në lojë dhe humbje kohe pa u përpjekur që të mbjellim në këtë jetë për të korrur në jetën tjetër.

Allahu i Lartesuar në shumë ajete kuranore jep shembullin e saj dhe shpesh e krahason atë me bimën që përfiton nga shiu, të cilin e zbret Allahu nga qielli, rritet bëhet e gjelbër, por shumë shpejt thahet dhe e merr era. Kështu është edhe jeta e njeriut, ja si thotë Allahu ne Kuran:

“Dijeni se jeta e kësaj bote është vetëm lojë, qejf, salltanet dhe mburrje e ndërsjelle mes jush dhe rivalitet për pasuri e fëmijë taman si bimësia pas shiut ku rritja e saj e kënaq bujkun; më pas ajo thahet dhe e sheh të zverdhet, pastaj ajo bëhet kashtë…” [El-Hadid:20]

Gjithashtu Allahu thotë në Kuran:

“Vërtët ngjashmëria e jetës së kësaj bote është si shiu që Ne dërgojmë mbi ju nga qielli dhe kështu, me anë të tij rriten prodhime të larmishme të tokës prej të cilave njerëzit dhe kafshët hanë, deri atëherë kur toka është mveshur me stolitë e saj dhe është zbukuruar dhe banorët e saj mendojnë se ata kanë gjithë fuqitë e sundimit mbi të, mu atëherë Urdhëri ynë e arrin atë natën ose ditën dhe Ne e bëjmë atë si të korrura të kositura e të pastruara, sikur të mos kishte lulëzuar një ditë më parë. Ja kështu i shpjegojmë Ne Ajetet Tona me imtësi për një popull që mendon thellë” [Junus:24]

Dhe njerëzit në ashtuquajturën “të kuptuarit e jetës” ndahen në grupe:

– Ata që e kanë kuptuar që kjo jetë është vetëm urë kalimi për në jetën tjetër dhe mundohen që të punojnë sa më shumë vepra të mira, të cilat do të shoqërojnë atë edhe nëse vdes. Thotë Allahu në Kuran: “Atë ditë njerëzimi do të paraqeten të veçuar në grupe që t’u tregohen veprat e tyre. Kësissoj, kushdo që bën mirësi sa një thërrmijë qoftë (apo sa një milimgonë), do ta shohë atë. Dhe kushdo që bën keq sa një thërrmijë qoftë (apo sa një milimgonë), do ta shohë atë” [Ez-Zelzele: 6-8]

– Ata që janë zhytur në këtë jetë duke harruar jetën tjetër, vetëm hajnë, pijnë dhe flejnë taman ashtu siç veprojnë edhe kafshët. Por Allahu e ka krijuar njeriun në formën më të përsosur dhe e ka dalluar atë nga kafshët duke e pajisur me llogjikën, të menduarit dhe të arsyetuarit. Vallë kot u krijua ky njeri me këtë përsosshmëri?! Allahu i jep përgjigjen atyre që ta njohin se qëllimi i krijimit të njeriut është: “Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhindet, veçse që ata duhet të më adhurojnë vetëm Mua” [Edh-Dharijat: 56]

Le të llogjikojmë sa nuk është vonë për të punuar atë që duhet të kishim bërë në këtë jetë, sepse pas vdekjes nuk ka kthim mbrapa:

“Aq sa, kur t’i vijë vdekja ndonjërit prej tyre thotë: “Zoti im! Më kthe prapë, që të mund të bëj mirësi në çfarë kam lënë (pa bërë) mbrapa” [El-Muminunë: 99, 100]

Dhe ska dyshim që nuk jemi krijuar pa ndonjë qëllim dhe se padyshim kthimi është tek Krijuesi ynë, i Cili i përgatitt robërit e Tij për këtë kthim dhe thotë:

“A menduat se Ne ju kishim krijuar për lojë (e pa ndonjë qëllim) dhe se nuk do të mund të silleshi prapë tek Ne” [El-Muminunë: 115]

Shkroi: Adelina Kuçana Allkoçi

2013

Leave a comment