Kuptimi i ajetit që flet për dispozitat e shpagimit të vrasjes

❓Pyetje:

178.”O ju që besuat, u eshte bere obligim gjurmimi per denim per mbytje: i liri per te lirin, robi per robin, femra per femren. Kurse atij qe I falet dicka nga vellau i vet atehere ajo le te percillet (e atij qe fal) kuptueshem dhe shpagim (nga dorasi) atij le t’i behet me te mire. Kjo eshte nje lehtesim dhe meshire prej Zotit tuaj. E kush tejkalon pas ketij (pajtimi), ai ka nje denim te hidhur.” [Suretu El Bekare]….
Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu moter Adelina Kucana!

Nuk arrij ta kuptoj qarte kete ajetin qe Allahu I madheruar flet mbi gjakmarrjen.
1.Pike se pari a eshte e vertete se ajeti ben fjale per gjakmarrjen brenda vellazerise ne Islam…nenkuptuar kjo nga fjalet “O ju qe besuat” dhe “kurse atij qe I falet dicka nga  vellai i vet..”?
2.”…u eshte bere obligim gjurmimi per denim per mbytje: i liri per te lirin, robi per robin dhe femra per femren. Si eshte rregulli sipas ketij ajeti: nese psh nje familje besimtare eshte ne hasmeri me nje familje tjeter dhe nese njera nga familjet vret nje rob ose nje femer, atehere edhe familja tjeter duhet te vrasë nje rob ose nje femer te familjes qe ka vrare ne precedente edhe nese ai robi ose femra nuk kanë asnje faj ne gjithe kete?
3. Kur Zoti thote ” i liri per te lirin ” e ka fjalen per njerezit qe mund te jene kushdo, pra jo skelleverit (robi) dhe femrat qe jane cilesuar vecmas.
4. Si behet shpagimi (falja)?
Keto pyetje te pakten jane me aq sa mundohem te kuptoj dhe qe me lindin duke menduar rreth ketij ajeti. Desha te di kuptimin e vertete te ajetit. Allahu I madheruar te shperblefte me te mira!
📌Përgjigje nga Adelina Kuçana Falenderimi i takon Allahut Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!
🔹Së pari: Mund të themi që vjen ndoshta moskuptimi i ajetit nga pershtatja e ajetit në shqip.

Ndoshta pershtatja me e sakte e ajetit është:

“O ju që keni besuar!Për ju u bë obligim shpagimi me barazi (kisas) për krimin e vrasjes: i liri për të lirin, skllavi për skllavin dhe femra për femrën. Kurse ai, të cilit i falet gjaku prej vëllait të vet nuk ekzekutohet. Pas faljes, le të sillen butë me të falurin. Ndërsa shpagimi (kompensimi për vrasjen), le t’u jepet me

mirësi. Ky është lehtësim dhe mëshirë prej Zotit tuaj. E kushdo që, pas kësaj, e

kapërcen kufirin, ka një dënim të dhimbshëm.”
🔹Së dyti: Shpjegimi i ajetit është si më poshtë vijon:
“O ju që keni besuar! Për ju u bë obligim

shpagimi me barazi (kisas) për krimin e

vrasjes” – Me këtë dispozitë, Allahu i

Lartësuar tregon mirësinë e Tij ndaj

besimtarëve, pasi, vërtet, shpagimi me të njëjtën masë i krimit të vrasjes është një nga mirësitë më të mëdha që Zoti ka ligjëruar për njerëzimin.

Allahu i Lartësuar e ka bërë të detyrueshme që vrasësi të ekzekutohet me të

njëjtën mënyrë sikurse ai ka ekzekutuar

viktimën e tij. Vetëm në këtë mënyrë

vendoset drejtësia dhe barazia mes robërve.

Ky urdhër u drejtohet të gjithë besimtarëve, të gjithë e kanë detyrë që ta dorëzojnë vrasësin para ligjit, që të marrë dënimin e merituar, dënim penal të cilën e kryejnë vetëm organet penale dhe jo pjesëtarët e viktimës. Madje edhe të afërmit e vrasësit, edhe vetë vrasësi duhet t’i dorëzohet ligjit, në mënyrë që të afërmit e viktimës të marrin shpagimin, nëse ata e kërkojnë një gjë të tillë (që të vritet vrasësi). Këtu theksojmë se nuk lejohet që pjesëtarët e familjes së viktimës të marrin vetë hakun siç ka qënë e njohur në Shqipërinë e veriut më parë dhe as që të vrasin dikë tjetër prej pjesëtarëve të familjes së vrasësit, sepse dënimi i takon vetëm vrasësit që të vritet për vrasjen e bêrë dhe ekzekutimin e tij e bëjnë organet përkatëse të penalizimit.

Nuk u lejohet

besimtarëve që të ndalojnë të afërmit e viktimës të kërkojnë shpagimin, nëse ata duan të ekzekutojnë vrasësin, sipas ligjit përkatës.
🔹Pastaj Allahu i Lartësuar vijon të

shpjegojë zbatimin e kësaj dispozite, duke

thënë:

“…i liri për të lirin, skllavi për skllavin

dhe femra për femrën”

Nuk është e domosdoshme që

vrasësi dhe viktima të kenë të njëjtën gjini,

që shpagimi të quhet i drejtë.
🔹Ndersa Fjala e Allahut: “i liri për të lirin”, do të thotë

se mashkulli të ekzekutohet për mashkullin, femra për femrën, femra për mashkullin dhe mashkulli për femrën, sepse fjala “i lirë” i

përfshin të gjithë këta. Kjo mbështetet edhe nga hadithet e sakta, ku sqarohet se edhe mashkulli vritet për femrën.
🔹Thënia e Allahut të

Lartësuar: “skllavi për skllavin”, e cila i

përfshin të gjithë llojet e skllevërve, meshkuj apo femra qofshin, të shtrenjtë apo të lirë në çmim. Me fjalë të tjera, thënia: “skllavi për skllavin” nënkupton që skllavi (mashkull)

ekzekutohet nëse ka vrarë një skllav

(mashkull), skllavja ekzekutohet nëse ka

vrarë një skllave, skllavi ekzekutohet nëse ka

vrarë një skllave, dhe një skllave ekzekutohet nëse ka vrarë një skllav.
🔹Së treti: Ky ajet tregon, se shpagimi

parësor i krimit të vrasjes është dënimi me vdekje i vrasësit,  ndërsa kompensimi me pasuri është dytësor dhe zëvendësues.

Kjo do të thotë që vrasësi nuk dënohet me vdekje në rast se të afërmit e viktimës pranojnë kompensimin me pasuri ose e falin

vrasësin. Për këtë, i Madhëruari thotë:

“Kurse ai, të cilit i falet gjaku prej vëllait të vet nuk ekzekutohet. Pas faljes, le të sillen butë me të falurin. Ndërsa shpagimi, le t’u jepet me mirësi.” Me të cilin kuptojme se nëse vrasësit i falet jeta nga ana e të afërmve të viktimës, ose të

paktën nga disa prej tyre, ekzekutimi rrëzohet dhe bëhet e detyrueshme pagesa e

kompensimit.
🔹Së katërti: I takon kujdestarit të viktimës që të zgjedhë mes ekzekutimit dhe

kompensimit.

Nëse kujdestari i viktimës ia fal jetën

vrasësit, ai duhet që, pas kësaj, të sillet njerëzishëm me vrasësin, duke mos e

rënduar atë. Edhe kompensimin duhet ta kërkojë brenda normave njerëzore, duke e ngushtuar sa më pak vrasësin, të cilin e ka falur.

Edhe vrasësi duhet të tregohet korrekt dhe

mirënjohës, duke e dhënë masën pasurore të

kompensimit pa e vonuar. Ai duhet ta

vlerësojë faljen dhe tolerimin e palës tjetër, sepse bamirësia e falësit duhet shpërblyer

veçse me sjellje të mirë e mirënjohje.

Kështu, Allahu i Lartësuar i urdhëron të dyja palët për drejtësi e mirësi. Familjen e viktimës e udhëron që të sillet me butësi dhe

me tolerancë, ndërsa vrasësin, të cilit i falet jeta, e urdhëron që ta dorëzojë kompensimin me mirënjohjeje dhe pendesë.
🔹Së pesti: Allahu nxit për të pasur dhembshuri mes njëri-tjetrit: “atij që i falet jeta prej vëllait të tij” për të ngjallur ndjenjën e mëshirës mes muslimanëve edhe në të tilla situata, kur urrejtja pushton zemrat. I Lartësuari kujton

vëllazërinë në Islam, për të shtuar

dhembshurinë, me qëllim që të mos

këmbëngulet në ekzekutimin e vrasësit.

Kështuqë, është më mirë që vëllai t’ia falë

gjakun vëllait të tij musliman dhe ta pranojë

me butësi kompensimin e ofruar prej tij. Madje, më mirë akoma do të ishte falja e vrasësit, pa kërkuar prej tij asnjë lloj

kompensimi.

🔹Së gjashti: Nga ajeti kuptohet, se vrasësi i muslimanit, me veprën e tij, nuk bën kufër që të nxjerr nga Islami, sepse Allahu i Lartësuar e ka quajtur familjen e të vrarit “vëlla” të vrasësit. Padyshim, vëllazëria që është pasur për qëllim këtu është pikërisht vllazëria në fenë Islame. E nëse vrasja, që është gjynahu më i madh pas kufrit dhe shirkut, nuk e bën muslimanin kafir, atëherë sigurisht që gjynahet e tjera që qëndrojnë poshtë vrasjes, nuk e bëjnë muslimanin kafir. Por, pa dyshim, me të

tilla gjynahe, besimi i tij ulet shumë.
🔹Së shtati: Nëse të afërmit e viktimës, qoftë dhe disa prej tyre, e pranojnë ta falin vrasësin, atëherë

jeta e këtij të fundit mbrohet. Askush nuk lejohet ta vrasë atë apo të tregojë armiqësi ndaj tij, siç thotë i Madhëruari:

“Ky është lehtësim dhe mëshirë prej Zotit tuaj. E kushdo që, pas kësaj, e kapërcen kufirin, ka një dënim të dhembshëm.”

Çdokush që i shfaq armiqësi dhe hakmerret duke e vrarë vrasësin, pasi këtij i është dhënë njëherë falja, ka për të patur një

dënim të dhimbshëm në ahiret. Ndërsa në dynja,

ndëshkimi i këtij vrasësi bëhet sipas ligjit përkatës, sepse krimi i tij nuk ndryshon nga krimi i të tjerëve. Edhe ai trajtohet si një

vrasës, që gjykohet me të njëjtin ligj.
🔹Së teti: Allahu i Lartësuar na tregon

urtësinë e Tij në caktimin e dispozitës së shpagimit me drejtësi dhe barazi për

krimin

e vrasjes në ajetin vijues :

179 “Në këtë ligj është jeta juaj, o ju mendarë, në mënyrë që të përmbaheni!”
Domethënë, nëpërmjet këtij ligji ruhet gjaku i pafajshëm dhe frenohen kriminelët. Nëse njeriu e di shumë mirë se, nëse vret, do të

vritet, ai do ta frenojë veten nga ky krim i

shëmtuar. Gjithashtu, kur njerëzit shohin ndëshkimin e kriminelit, ai bëhet një mësim shumë i mirë për ta. Nëse shpagimi për vrasjen nuk do të ishte vrasja, atëherë ky krim i shëmtuar nuk do të frenohej kurrë.
🔹Së nënti: Të gjitha dënimet penale të Sheriatit janë e vetmja mundësi frenimi të krimit dhe padrejtësisë. Kjo tregon se Allahu që i ligjëroi ato është, pa dyshim, i Dituri, i Urti dhe Falësi.