Po te rikthehemi tek zanafilla e kesaj feste gjejme se kane zgjedhur per te nderuar nje dite te vetme mesuesin, nderkohe qe ditet e tjera te vitit ku eshte respekti dhe mirenjohja per ta?
Te njejten gje thuhet edhe per festat e tjera si festa e nenes, e punetoreve…etj.
Gjithnje mendojme se femijet nuk kuptojme, kjo s’eshte e vertete …femijeve duhet shpjeguar sipas moshes se tyre dhe me menyren me te thjeshte qe ata ta kuptojme.
Pikerisht ne rastin tone ne duhet ti edukojme femijet tane qe te qenurit musliman do te thote te jesh i dalluar, sepse Allahu e ka zgjedhur kete fe per ne dhe eshte I kenaqur me Ne nese ne zbatojme ate siç duhet. Pastaj mund ti thuash qe mesuesi respektohet gjithnje dhe duhet te jesh mirenjohes per punen qe ai bën gjithnje jo vetem ne nje dite. Dhe per ta falenderuar ate ti mund te zgjedhesh cilen dite te duash nga ditet e vitit por jo te perkoje me diten qe ata kane percaktuar si dite e mesuesit.
Shume bukur mund tia besh te qarte femijes qe ti te jesh ai qe zgjedh perse duhet ta imponoje diten dikush tjeter…zgjidh cilen dite te duash dhe mund te shkruash nje kartoline ne shenje falenderimi, te blesh nje karafil…etj dhe me kete deshmon se ti e respekton mesuesin gjithnje dhe ne çdo kohe dhe jo vetem ne nje dite te percaktuar…
“Ky është një defekt dhe problem që zanafillën e ka te pasimi i jomuslimanëve. Këto dukuri negative mund të eleminohen vetëm me ndryshimin e metodologjisë së jetës bashkëkohore.
Në Islam ekzistojnë vetëm tri festa:
1. Festa e Fitër Bajramit.
2. Festa e Kurban Bajramit.
3. Festa e javës, gjegjësisht e xhumaja.
Vazhdojmë të ankohemi nga festat të cilat janë shpikur në Islam, siç është festimi i ditëlindjes së Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem (Mevludit), i cili është një bidat (risi) që nuk ka baza në fe.
Shkak i lindjes së këtij bidati (risie) është thënia e disa injorantëve: ”Kur të krishterët e festojnë ditëlindjen e Pejgamberit të tyre, atëherë përse të mos e festojmë ne ditëlindjen e Pejgamberit tonë?”
Muslimanët janë në një periudhë ku i ka mbizotëruar injoranca, sikurse ne muslimanët t’i kishim shëmbëlltyrë të krishterëT dhe sikur i Dërguari i Allahut të mos kishte ndaluar që t’i pasojmë ata. Ndërsa dhurata e cila është cekur në pyetje e pason veprën.
Pra, çdo send i cili ndërtohet mbi të kotën është i kotë.”