A eshte imsaku ora e limitit kur duhet te mbyllet syfyri dhe cilat jane ditet me te preferueshme per tu agjeruar sipas kalendarit henor.
Allahu te shperblefte!
Ne fillim duhet sgjaruar se imsaku nuk eshte kohe percaktues per asgje ne veprimet fetare dhe ne kohen e Profetit -paqja e Zotit qoftë mbi të – nuk ka qene ndonje kohe qe te quhet imsak, keshtuqe imsaku nuk eshte koha limit per tu mbyllur syfyri.
Syfyri zgjat deri në hyrjen e kohes se sabahut pra koha limit e syfyrit eshte ezani I sabahut qe eshte lajmerues i fytjes se kohes se sabahut dhe sa me shume te vonohet syfyri aq me mire eshte ashtu siç është përmendur në hadithin:
(ثلاث من أخلاق النبوة تعجيل الإفطار وتأخير السحور ووضع اليمين على الشمال في الصلاة)
صححه الألباني في صحيح الجامع..
“Tre (veprime) janë prej moralit te Profecise: shpejtimi I Iftarit, vonimi i syfyrit dhe vendosja e dores se djathte siper te majtes ne namaz”
(Kete hadith e ka cilesuar Albani te sakte ne Sahihul-xhsmia)
Nese koha e hyrjes se namazit te sabahut eshte psh 5.35 ti mund te fillosh te hash syfyr 15-20 min perpara dhe nese therritet ezani ne kohen e fytjes se sabahit atehere duhet te ndalohesh nga te ngrenit dhe te piret..
Ndersa persa I perket diteve te javes me te preferueshme te agjerimit jane dita e hene dhe enjte, sepse ne keto dite ngrihen veprat.
Argument per kete eshte hadithi në të cilin Profeti – paqja e Zotit qoftë mbi të – ka thënë :
(تعرض الأعمال يوم الاثنين والخميس، فأحب أن يعرض عملي وأنا صائم. )
“Ngrihen veprat ( ne qiell) diten e hene dhe te enjte dhe dua qe te ngrihen veprat dhe une te jem agjerues”
(أوصاني خليلي صلى الله عليه وسلم بصيام ثلاثة أيام من كل شهر وركعتي الضحى وأن أوتر قبل أن أرقد) رواه البخاري
-Agjerimi I tre diteve te çdo muaji
– dy rekate namaz duha
– dhe te fal vitrin para se te flej.
أيام البيض
Keto agjerime jane sunete dhe lejohet qe agjerimet sunete te bashkon ne nje dite agjerim dy ose edhe me shume nijete.
P.sh. ndonjehere qellon qe ditet e bardha te jene te marte, te merkure dhe te enjte, atehere nese don qe te perfitosh shperblimin e agjerimit te dites se hene e fillon qe te henen pastaj te marten, te merkuren dhe diten e enjte bashkon dy nijete agjerimin e dites se enjte dhe agjerimin si dite e bardhe te çdo muaji.
Pra me nje dite agjerimi ke dy shperblime…
Kjo nuk ka dyshim qe le vend per te medituar se feja jone sa e meshirshme dhe sa shpresedhenese per njerezit qe e pasojne…ben nje veper dhe merr shperblim sikur ke bere dy, pastaj shperblimi shumefishohet edhe me shume tek Allahu aq me teper kur flitet per agjerimin qe Allahu thote:
(إلا الصوم فإنه لي وأنا أجزي به)
” vetëm agjerimi qe eshte per mua dhe une e shperblej ate”
Zakonisht ne vendet tona kohet e namazit bazohen ne kalendar dhe jo ne kohen e sakte te hyrjes se namazit…
Keshtuqe mund te presesh 10-15 minuta ne menyre qe te jete e sigurt hyrja e kohes se sabahut dhe te falesh…