Po nese ka pula, sallame.. etj te shkruajtura hallall dhe dihet afersisht se nga vijne lejohet te ngrenurit e tyre…
Une nuk e di se cfare qyteti saktesisht jeton ti moter, por ne Tirane ka disa pika shitje produkte hallall.
Dhe nuk ka dyshim qe eshte kusht qe ai qe e ther kafshen te jete namazfales.
Prerja për së gjati e fytit është për devetë, therja për së gjëri e tij është për kafshët e tjera, ndërsa çarja me shtizë është për kafshët që nuk mund të vriten veçse me të.
📍Therja ka nëntë kushte:
▶ Kushti i parë:
Që therësi të jetë me mendje të shëndoshë dhe i rritur. Nuk është e lejuar ngrënia e asaj që ther budallai, i dehuri, ose i vogli që nuk dallon mes të mirës dhe të keqes (më pak se 7 vjeç), ose ai i madh të cilit i ka ikur dallimi mes gjërave.
▶ Kushti i dytë: Që therësi të jetë musliman ose nga ithëtarët e Librit të mëparshëm: çifut apo i krishterë.
Therja e muslimanit lejohet të hahet qoftë ai mashkull apo femër, vepërmirë apo vepërkeq, i pastër apo i papastër.
Therja e ithtarit të Librit lejohet të hahet qoftë nëse babai dhe nëna e tij janë të dy prej ithtarëve të Librit ose jo.
Muslimanët janë bashkuar unanimisht për lejimin e ngrënies së asaj që ther ithtari i Librit, bazuar në Fjalën e Allahut të Madhëruar:
“Janë bërë të ligjshme këtë ditë Et-Tajjibat (të gjitha ushqimet e mira e të pastra të lejuara nga Allahu). Ushqimi (mishi i bagëtive të therura, i kafshëve të tjera të ngrënshme etj) i ithtarëve të Librave të Parë (jehudive dhe të krishterëve) është i ligjshëm për ju dhe i juaji është i lejuar për ta. (Të lejuara për ju për t’u martuar) janë gratë e dëlira besimtare dhe gratë e dëlira nga ato të cilëve u janë zbritur Librat e Parë (jehudi e të krishterë) para jush, kur t’u keni dhënë atyre Mahrin (vlerën e përcaktuar) e duhur duke dëshiruar ndershmëri (duke u bashkuar në mënyrë të ligjshme). Dhe kushdo që mohon Besimin (Islam), atëherë puna e tij është e pavlerë dhe në Botën e Pastajme ai do të jetë prej të humburve.” [El Maide, 5].
Dhe sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) hëngri nga dashi të cilin ja dhuroi një grua çifute, dhe po kështu hëngri nga buka prej elbi dhe gjella për të cilën e ftoi një çifut.
Ndërsa therja e mosbesimtarëve të tjerë përveç Ehlih Kitab nuk lejohet të hahet, bazuar në kuptimin e ajetit:
“Ushqimi (mishi i bagëtive të therura, i kafshëve të tjera të ngrënshme etj) i ithtarëve të Librave të Parë (jehudive dhe të krishterëve) është i ligjshëm për ju dhe i juaji është i lejuar për ta. (Të lejuara për ju për t’u martuar) janë gratë e dëlira besimtare dhe gratë e dëlira nga ato të cilëve u janë zbritur Librat e Parë (jehudi e të krishterë) para jush, kur t’u keni dhënë atyre Mahrin (vlerën e përcaktuar) e duhur duke dëshiruar ndershmëri (duke u bashkuar në mënyrë të ligjshme). Dhe kushdo që mohon Besimin (Islam), atëherë puna e tij është e pavlerë dhe në Botën e Pastajme ai do të jetë prej të humburve.” [El Maide, 5].
Imam Ahmedi thotë: “Nuk di që ndokush të ketë thënë ndryshe kësaj fjale, vetëm nëse është ndonjë ndjekës i bidatit.”
Po kështu, el Hazin në Tefsirin e tij ka përcjellë Konsensusin për këtë.
Sipas kësaj, nuk lejohet të hahet ajo që therin komunistët dhe as idhujtarët, qoftë nëse shirku i tyre është me vepra, si ata që i bëjnë sexhde varreve, apo me fjalë si ata që i luten dikujt tjetër përveç Allahut.
Po kështu nuk lejohet të hahet ajo që therr lënësi i namazit, sepse ai është kafir sipas mendimit më të saktë, qoftë ai që e lë atë nga neglizhenca apo ai që e lë nga mohimi i obligueshmërisë së tij.
Po kështu nuk lejohet (të hahet) ajo që therr dikush që e mohon obligueshmërinë e pesë namazeve, edhe pse vetë mund të falet, përveç nëse është që nuk e di këtë gjë, ngaqë mund të jetë i ri në Islam, e ngjashëm me të.
Dhe nuk është kusht që të pyetet muslimani apo i krishteri se si e theri atë që theri, dhe a tha “Bismilah” apo jo. Madje kjo nuk lejohet, pasi që është prej teprimit në fe, dhe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka ngrënë nga ajo që kanë therur çifutët pa i pyetur ata…
Të synosh (të bësh nijet) therjen e kafshës, bazuar në Fjalën e Allahut të Madhëruar: “Të ndaluara për ju (për t’i ngrënë) janë: bagëtitë e ngordhura (e të patherura), gjaku, mishi i derrit dhe mishi i atyre kafshëve që janë bërë kurban për të tjerë e jo për Allahun, ose që janë bërë kurban për idhuj, ose mishi i atyre kafshëve mbi të cilat nuk është përmendur Emri i Allahut kur janë therur, mishi i kafshëve të mbytura, ose që kanë ngordhur nga goditja, nga rrëzimi, nga çjerrja me brirë dhe ajo që është kafshuar nga egërsira nëse nuk e therni dot para se të ngordhë,- si edhe mishi i atyre që janë therur në Nusub (altarë guri ku bëhet kurban në emër të idhujve, xhindeve, melekëve, njerëzve të shquar, shenjtorëve etj). E ndaluar është edhe të përdorni shigjeta për të kërkuar fatin ose për short. E gjithë kjo është Fiskun (mosnënshtrim ndaj Allahut dhe gjynah, gjë e dënueshme). Këtë ditë, ata të cilët nuk besuan kanë humbur të gjitha shpresat për fenë tuaj (që t’ju joshin e t’ju largojnë nga Besimi Islam), kështu që mos i kini frikë ata,
E therja është vepër e veçantë dhe ka nevojë për nijet, dhe nëse nuk synon therjen e saj, atëherë nuk lejohet ajo e therur, si p.sh. dikush të sulmohet nga një kafshë dhe ai ta therë atë vetëm me qëllim për t’u mbrojtur nga ajo.
▶ Kushti i katërt:
Që therja të mos bëhet për dikë tjetër përveç Allahut, e nëse ajo bëhet për dikë tjetër, nuk lejohet të hahet, si ai i cili ther një kafshë për madhërimin e një idhulli, ose për dikë që është i varrosur në një varr, ose për ndonjë melek, ose për babanë e ngjashëm me to, bazuar në Fjalën e Allahut të Madhëruar:
“Të ndaluara për ju (për t’i ngrënë) janë: bagëtitë e ngordhura (e të patherura), gjaku, mishi i derrit dhe mishi i atyre kafshëve që janë bërë kurban për të tjerë e jo për Allahun, ose që janë bërë kurban për idhuj, ose mishi i atyre kafshëve mbi të cilat nuk është përmendur Emri i Allahut kur janë therur, mishi i kafshëve të mbytura, ose që kanë ngordhur nga goditja, nga rrëzimi, nga çjerrja me brirë dhe ajo që është kafshuar nga egërsira nëse nuk e therni dot para se të ngordhë,- si edhe mishi i atyre që janë therur në Nusub (altarë guri ku bëhet kurban në emër të idhujve, xhindeve, melekëve, njerëzve të shquar, shenjtorëve etj). E ndaluar është edhe të përdorni shigjeta për të kërkuar fatin ose për short. E gjithë kjo është Fiskun (mosnënshtrim ndaj Allahut dhe gjynah, gjë e dënueshme). Këtë ditë, ata të cilët nuk besuan kanë humbur të gjitha shpresat për fenë tuaj (që t’ju joshin e t’ju largojnë nga Besimi Islam), kështu që mos i kini frikë ata, por m’u frikësoni Mua. Këtë ditë Unë e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin fe. Por sa për atë i cili shtrëngohet nga uria e madhe, pa qëllim për të bërë gjynah (të tillët mund të hanë nga ato që u përmendën më lart), atëherë Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.” [El Maide, 3].
[10/03 10:51] Adelina Kuçana: ▶ Kushti i pestë:
Të mos përmend në therjen e kafshës emrin e dikujt tjetër përveç Emrit të Allahut, si p.sh. dikush të thotë: “Me emrin e Pejgamberit”, ose “Me emrin e Xhibrilit”, apo të filanit e filanit. Nëse dikush përmend emrin e dikujt tjetër përveç Emrit të Allahut, nuk lejohet të hahet mishi i saj, qoftë edhe sikur të përmend Emrin e Allahut bashkë me emrin e dikujt tjetër, sepse Allahu i Madhëruar thotë:
“Të ndaluara për ju (për t’i ngrënë) janë: bagëtitë e ngordhura (e të patherura), gjaku, mishi i derrit dhe mishi i atyre kafshëve që janë bërë kurban për të tjerë e jo për Allahun, ose që janë bërë kurban për idhuj, ose mishi i atyre kafshëve mbi të cilat nuk është përmendur Emri i Allahut kur janë therur, mishi i kafshëve të mbytura, ose që kanë ngordhur nga goditja, nga rrëzimi, nga çjerrja me brirë dhe ajo që është kafshuar nga egërsira nëse nuk e therni dot para se të ngordhë,- si edhe mishi i atyre që janë therur në Nusub (altarë guri ku bëhet kurban në emër të idhujve, xhindeve, melekëve, njerëzve të shquar, shenjtorëve etj).
E ndaluar është edhe të përdorni shigjeta për të kërkuar fatin ose për short. E gjithë kjo është Fiskun (mosnënshtrim ndaj Allahut dhe gjynah, gjë e dënueshme). Këtë ditë, ata të cilët nuk besuan kanë humbur të gjitha shpresat për fenë tuaj (që t’ju joshin e t’ju largojnë nga Besimi Islam), kështu që mos i kini frikë ata, por m’u frikësoni Mua. Këtë ditë Unë e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin fe. Por sa për atë i cili shtrëngohet nga uria e madhe, pa qëllim për të bërë gjynah (të tillët mund të hanë nga ato që u përmendën më lart), atëherë Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.” [El Maide, 3].
Ndërsa në hadithin Kudsij të saktë, Allahu i Madhëruar thotë: “Kushdo që bën një vepër në të cilën më shoqëron Mua dikë tjetër, Unë e lë atë dhe shirkun e tij.”
▶Kushti i gjashtë:
Të përmendësh Emrin e Allahut kur e therr kafshën, duke thënë “Bismilah”, sepse Allahu i Madhëruar thotë:
“Hani prej asaj në (therjen e) të cilës është përmendur Emri i Allahut, nëse jeni besimtarë të provave të Tij.”
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë:
“Asaj kafshe që i derdhet gjaku dhe përmendet Emri i Allahut mbi të (kur theret apo vritet), hani (prej saj).”
Nëse nuk përmendet Emri i Allahut në therjen e kafshës, ajo nuk lejohet të hahet, sepse Allahu i Madhëruar thotë:
“Mos hani (o besimtarë) nga ai (mish) mbi të cilin nuk është përmendur Emri i Allahut (kur është therrur kafsha), sepse sigurisht që është Fisk (gjynah dhe mosbindje ndaj Allahut). Dhe vërtet që shejtanët i frymëzojnë miqtë e tyre nga mesi i njerëzve që t’ju kundërshtojnë juve, dhe po t’u bindeni atyre (duke i bërë gjërat e paligjshme – të ligjshme), atëherë padyshim që do të ishit Mushrikë (mosbesimtarë, që besojnë në shumë zota).” [El Enam, 121].
Nuk ka dallim mes lënies së thënies “Bismilah” me qëllim, nga harresa apo nga injoranca, bazuar në kuptimin e përgjithshëm të këtij ajeti, dhe sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e ka bërë kusht thënien “Bismilah” në lejimin e ngrënies së të therurës, dhe kushti nuk rrëzohet nga harresa apo mosdija. Dhe ashtu si nuk lejohet ngrënia e mishit të kafshës së cilës i ka dalë shpirti pa i rrjedhur gjaku nga harresa apo mosdija, po kështu ajo nuk lejohet nëse nuk thuhet “Bismilah” kur theret, sepse për to është përdorur e njëjta fjalë nga i njëjti thënës, kështu që nuk ka rrugë për të bërë dallim mes tyre.
Por nëse therësi është memec dhe nuk mund ta shprehë thënien “Bismilah”, i mjafton të bëjë me shenjë domethënëse të kësaj, sepse Allahu i Madhëruar thotë: “Kini pra frikë Allahun dhe përmbushni detyrimin e Tij sa të mundeni; dëgjoni dhe binduni dhe shpenzoni në mirësi, kjo është më e mira për veten tuaj. Dhe kushdo që shpëton nga lakmia e nepsit të vet, atëherë këta janë të fituarit.” [Et Tegabun, 16].
Që therja të bëhet me diçka të mprehtë e cila e derdh gjakun e kafshës rrëke, qoftë prej hekuri, ose prej guri, prej qelqi etj, bazuar në fjalën e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem):
“Asaj kafshe që i derdhet gjaku dhe përmendet Emri i Allahut mbi të (kur theret apo vritet), hani (prej saj), përderisa mjeti i përdorur nuk është dhëmb apo thua, dhe do t’ju tregoj përse: sepse dhëmbi është eshtër, ndërsa thoi është mjeti therës i habeshive.”
Në Dy Sahihat e Buhariut dhe Muslimit transmetohet se një robëreshë e Keab ibën Malik (radiallahu anhu) ruante disa dhen të tij, dhe vuri re se njëra prej deleve ishte duke ngordhur. Ajo theu një gur dhe e theri atë. Këtë gjë ia përmendën Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe ai i urdhëroi ata që ta hanin atë.
E nëse kafshës i del shpirti me një mjet jo të mprehtë, nuk lejohet të hahet, si p.sh. nga mbytja, nga dredhja me korent, apo ngjashëm me këto deri sa ajo të ngordhë.
Por nëse e përdor këtë gjë (korentin apo ngjashëm me të) deri sa kafshës t’i ikë ndjenja, pastaj e ther atë sipas sheriatit, duke qenë se ajo është e gjallë me jetë të qëndrueshme, atëherë lejohet të hahet, sepse Allahu i Madhëruar thotë:
“Të ndaluara për ju (për t’i ngrënë) janë: bagëtitë e ngordhura (e të patherura), gjaku, mishi i derrit dhe mishi i atyre kafshëve që janë bërë kurban për të tjerë e jo për Allahun, ose që janë bërë kurban për idhuj, ose mishi i atyre kafshëve mbi të cilat nuk është përmendur Emri i Allahut kur janë therur, mishi i kafshëve të mbytura, ose që kanë ngordhur nga goditja, nga rrëzimi, nga çjerrja me brirë dhe ajo që është kafshuar nga egërsira nëse nuk e therni dot para se të ngordhë,- si edhe mishi i atyre që janë therur në Nusub (altarë guri ku bëhet kurban në emër të idhujve, xhindeve, melekëve, njerëzve të shquar, shenjtorëve etj). E ndaluar është edhe të përdorni shigjeta për të kërkuar fatin ose për short. E gjithë kjo është Fiskun (mosnënshtrim ndaj Allahut dhe gjynah, gjë e dënueshme). Këtë ditë, ata të cilët nuk besuan kanë humbur të gjitha shpresat për fenë tuaj (që t’ju joshin e t’ju largojnë nga Besimi Islam), kështu që mos i kini frikë ata, por m’u frikësoni Mua. Këtë ditë Unë e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin fe. Por sa për atë i cili shtrëngohet nga uria e madhe, pa qëllim për të bërë gjynah (të tillët mund të hanë nga ato që u përmendën më lart), atëherë Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.” [El Maide, 3].
Të qenurit e kafshës me jetë të qëndrueshme ka dy shenja:
Që kafsha të lëvizë.
Që kur theret t’i dalë gjaku i kuq me forcë.
▶ Kushti i tetë:
Rrjedhja e gjakut: d.m.th. nxjerja e tij me therjen e kafshës, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Asaj kafshe që i derdhet gjaku dhe përmendet Emri i Allahut mbi të (kur theret apo vritet), hani (prej saj).”
Nëse kafsha nuk mund të kapet për t’u therur, siç është kafsha e egërsuar, ose kafsha që ka rënë në një pus apo greminë e ngjashëm me këtë, mjafton për therjen e saj që të derdhet gjaku nga çdo vend qoftë prej trupit të saj, por më e preferuar është goditja e saj në atë vend ku i del shpirti më shpejt, sepse kjo është më lehtësuese për kafshën dhe më pak e dhimbshme për të.
Por nëse kafsha mund të kapet, atëherë derdhja e gjakut të saj duhet që patjetër të jetë nga poshtë fytit deri në nofulla, me qëllim që të prehen dy venat e qafës; dy vena të trashë rreth fytit, dhe më e plotë është që bashkë me këto dy vena të prehet edhe gurmazi, e cila është vena e kalimit të ajrit, dhe ezofagu (nga kalon ushqimi), dhe kështu del lënda e mbajtjes së kafshës të gjallë, e ajo është gjaku, dhe rruga e daljes së tij është gurmazi dhe ezofagu.
Por edhe nëse mjaftohesh me prejren e dy venave të qafës, e therura lejohet të hahet.
▶ Kushti i nëntë:
Që therja të jetë e lejuar nga sheriat. E ato për të cilat nuk ka lejë nga sheriato për therjen e tyre janë dy llojesh:
– Lloji i parë: Kafshët të cilat ndalohen të theren për përmbushjen e të drejtës së Allahut të Madhëruar, siç është gjuajtja e kafshëve të Haremit apo nga muhrimi, të cilat nuk lejohen të hahen edhe nëse theren, sepse Allahu i Madhëruar thotë:
“Të lejuara për ju për t’u ngrënë janë të gjitha kafshët përveç atyre të cilat do t’ju bëhen të njohura (më tej), (ndërsa) gjahu ju ndalohet kur jeni në gjendje Ihrami gjatë vizitës së Ka’bës (për Umre ose për Haxh). Sigurisht që Allahu urdhëron çfarë do Ai.” [El Maide, 1].
Allahu i Madhëruar thotë: “E lejuar për ju është gjuetia (e kafshëve) ujore dhe përdorimi i tyre si ushqim për veten tuaj dhe për ata që udhëtojnë, por e ndaluar është gjurtia (e kafshëve) në tokë për sa kohë që jeni në gjendje të Ihramit. Dhe kini frikë Allahun tek i Cili ju do të tuboheni përsëri.” [El Maide, 96].
– Lloji i dytë: Ato kafshë që ndalohen për të drejtën e krijesave, si kafsha e vjedhur dhe e marrë me forcë, të cilën e ther vjedhësi. Për lejimin apo jo të këtyre kafshëve ka dy mendime nga dijetarët.