Bamirësia e kombit musliman

imagesCAJ3VP9ZAsnjë nga kombet e mëparshme nuk është cilësuar se është komb i mesëm. Sepse kjo cilësi përshatet dhe përkon me bamirësinë e këtij kombi, i cili erdhi në Kuran si cilësi tjetër që përshkruan kombin musliman në Fjalën e Allahut: “Ju (besimtarë të vërtetë të Islamit dhe ndjekës së vërtetë të rrugës së Muhamedit –salallahu alejhi ue selem-)  jeni njerëzit më të mirë të të gjitha kohëve të njerëzimit: ju urdhëroni të njohurën (Islamin dhe gjithë çfarë përmban ai) dhe ndaloni mosbesimin (mohimin, besimin në shumë perëndi e të tjerë dhe gjithë çfarë ndalon Islami) dhe vërtet ju besoni në Allahun” [Ali Imran:110]

1-    Urdhëron në mirën dhe ndalon nga e keqja dhe beson në Allahun, ashtu sin ë ajetin e sipërmendur.

2-    Të qënurit e kombit musliman më së shumti që i bë dobi njerëzve, ashtu siç e shpjegon Ebu Hurejra –radiallahu anhu- ajetin “Ju (besimtarë të vërtetë të Islamit dhe ndjekës së vërtetë të rrugës së Muhamedit –salallahu alejhi ue selem-)  jeni njerëzit më të mirë të të gjitha kohëve të njerëzimit…”: “Ju jeni prej njerëzve më të dobishëm për njerëzit, vini me njerëz, në qafat e të cilëve janë zingjirë, derisa të pranojnë Islamin”

3-    Kombi musliman më së shumti ia janë përgjigjur Profetëve.Thotë Profeti –salallahu alejhi ue selem-: “Unë jam i pari ndërmjetësues në xhenet. Nuk është pasuar dhe besuar profet prej profetëve ashtu siç jam pasuar dhe besuar unë. Dhe me të vërtetë ka prej profetëve,profet që nuk e pason atë vetëm se një njeri” [TransmetonMuslim]

4-    Kombi musliman nuk bashkohet në humbje.

5-    Libri i zbritur për kombin musliman është më i miri libër nga librat e zbritur. Dhe profeti i kombit muslimna është më i miri profet. Kombi musliman Ditën e gjykimit i kalon kombet e tjera , ashtu siç ka ardhur në hadith nga Profeti –salallahu alejhi ue selem-: “Ne(kombi musliman) jemi të fundit , të parët në Ditën e Gjykimit” [Transmeton Buhariu, Muslimi]

6-    Të qënurit e kombit musliman shumica e banorëve të xhenetit, ashtu siç ka thënë Profeti –salallahu alejhi ue selem-: “Unë shpresoj që të jeni gjysma e banorëve të xhenetit” [TransmetonMuslim]

Dhe me këtë përshtatet kuptimi i qëndrimit të mesëm me Fjalën e Allahut të Lartësuar: “Kështu pra, Ne ju kemi bërë ju (muslimanëve, besimtarë të vërtetë të Islamit dhe ndjekës së vërtetë të rrugës së Muhamedit –salallahu alejhi ue selem-) komb të drejtë (dhe më të mirin) [El-Bekare:143] Dhe përshtatte me kuptimin e bamirësisë së kombit musliman me Fjalën e Allahut: “Ju (besimtarë të vërtetë të Islamit dhe ndjekës së vërtetë të rrugës së Muhamedit –salallahu alejhi ue selem-) jeni njerëzit më të mirë të të gjitha kohëve të njerëzimit” [Ali Imran:110]

 

Përktheu: Adelina Allkoçi

Leave a comment